Programi nacional për harmonizim me të drejtën e BE-së (National Programme for Adoption of the Acquis Communautaire, përkatësisht NPAA) është korniza nacionale ose plani për përmbushjen e kushteve, përkatësisht kritereve për anëtarësim (kriteret e Kopenhagës) të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. I gjithë procesi i përgatitjes dhe i  monitorimit të programit kryhet nga Sekretariati për çështje evropiane.

Programi është një instrument kyç për udhëheqjen e procesit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe paraqet  bazën e monitorimit të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Programi ka format të planit afatmesëm të aktiviteteve të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

NPAA-ja përbëhet nga pjesa narrative dhe anekset në pasqyrën tabelare dhe kjo paraqet një pasqyrë të qartë për reformat dhe aktivitetet për harmonizimin e legjislacionit të BE-së, të cilat do të ndërmerren në vitet e ardhshme, për ndërtimin dhe përforcimin e strukturave administrative të nevojshme për zbatimin e legjislacionit, si dhe resurset e nevojshme buxhetore.

Për secilin kapitull të NPAA-së është formuar grup i veçantë i punës, i cili është përgjegjës për përgatitjen e masave dhe aktiviteteve për harmonizimin me legjislacionin e BE-së, të parapara në kuadër të kapitullit specifik.

Ministria e Financave është bartëse e kapitujve të mëposhtëm të NPAA-së:

3.04 Lëvizja e lirë e kapitalit

3.05 Furnizimet publike

3.09 Shërbimet financiare

3.16. Tatimet

3.17. Unioni  ekonomik dhe monetar

3.22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

3.29. Unioni  doganor

3.32. Kontrolli financiar

3.33. Dispozitat financiare dhe buxhetore

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window