3 nëntor 2020 vit – Ministria e Financave ka publikuar Propozim-Ligjin për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik të Regjistrit të vetëm kombëtar të rregullorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ENER) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Financave në linkun në vazhdim.
Propozim-Ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik përmban mekanizma për forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik në përputhje me standardet ndërkombëtare për kontrollin e brendshëm dhe auditimin e brendshëm, si dhe praktikat më të mira europiane.
Propozim-Ligji është përgatitur në bashkëpunim me ekspertë nga projekti i binjakëzimit “Forcimi i funksionit të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm”, i financuar nga BE.