Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm

Numri i Tuining projektit: MK18 IPAFI 01 19

" Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm"

Informacionet bazë:

 

 

Titulli i projektit:

“Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm”

Partnerët e projektit

Partnerë nga vendet antare: Ministria e financave – Akademija nacionale për  financa dhe ekonomi në Mbretërinë e Holandës,

Ministria e financave  e Kroacisë,

Ministria e financave e Bullgarisë,

Ministria e financave e Letonisë.

Partner nga vendi – shfrytëzues: Ministria e financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Byroja për furnizime publike,

Komisioni shtetëror  për  ankesa për furnizime publike   

Кohëzgjatja:

36 muaj (01.02.2020-01.02.2023)

Vlera:

3.700.000,00 euro

Projekti është financuar nga Bashkimi Europian, përmes Programit Nacional IPA për vitin 2018.

Përshkrimi i shkurtër:

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të konusmit publik përmes zbatimit të Programit për reforma në menaxhimin me financat publike.

Qëllimet/objektivat specifike të projektit kanë të bëjnë me forcimin e mëtutjeshëm të sistemit për menaxhimin me financat publike përmes:

- përmirësimi i sistemit të buxhetimit bazuar në Ligjin e ri për Buxhet që duhet të miratohet, duke përgaditur  akte nënligjore, udhëzime / manuale / udhëzime dhe mjetet e tjera metodologjike për  operacionet e thesarit, të borxhit publik dhe çështjeve makroekonomike, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve të Ministrisë së financave dhe shfrytëzuesve të mjeteve buxhetore;

- zhvillimi i mëtutjeshëm i sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik përmes zbatimit të kornizës së re ligjore dhe politikës së re të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, zhvillimit të mjeteve metodologjike në fushën e menaxhimit dhe kontrollit financiar, si dhe auditimit të brendshëm, ngritjes së kapaciteteve të shfytëzuesve të buxhetit në nivel qendror dhe lokal në mënyrë që të menaxhojnë në mënyrë efikase financat publike dhe forcimin e rolit koordinues dhe mbikëqyrës së Njësisë Qendrore për harmonizim në Ministrinë е Financave, si dhe forcimi i aftësive të shfrytëzuesve të buxhetit për të luftuar mashtrimin dhe korrupsionin;

- harmonizimi i mëtutjeshëm i ligjeve dhe praktikave në sferën e furizimeve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut  me legjislacionin e BE-së, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës së furnizimeve publike;

- duke siguruar mbrojtje efektive dhe efikase të interesave nacionale financiare dhe interesave të Bashkimit Evropian duke përmirësuar kornizën ligjore, institucionale dhe operacionale për parandalimin, zbulimin dhe luftimin e parregullsive dhe mashtrimeve.

Sipas objektivave specifikе, janë identifikuar 4 komponentа të projektit.

 Ekspertë nga Hollanda, Kroacia, Bullgaria dhe Letonia, së bashku me ekspertë nga vendet e tjera anëtare të BE-së, do të punojnë me ekspertë të vendit nga Ministria e Financave, Byroja e Furnizimit Publik, Komisioni Shtetëror  për ankesa për furnizime publike dhe institucione të tjera përkatëse në një numër aktivitetesh të parashikuara  brenda projektit.

Për informacion shtesë:

Këshilltar i përhershëm tuining, Zotëri Hari Jansen

harry.jansen@finance.gov.mk

Asistente e Këshilltarit të përhershëm tuining,  Zonja Natasha Aleksovska

natasa.aleksovska@finance.gov.mk

Asistenti  gjuhësor i  Këshilltarit të përhershëm tuining, Zonja Irena Pehçevski

Јазичен асистент на Постојаниот твининг советник, Г-ѓа Ирена Пехчевски

irena.pehcevski@finance.gov.mk

Posta elektronike për pyetje të përgjithëshme:info.twinningproject01@finance.gov.mk