Takim Besimi - Holstein: Gjermania partneri ynë i përkushtuar në rrugën drejt arritjes së vlerave dhe standardeve evropiane

Ministri i Financave, Dr. Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Anke Holstein.

Në takim u theksuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ministri Besimi iu falenderua Holsteinit për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në vazhdimësi vendit tonë në procesin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe mbështetjen në procesin e përfshirjes në familjen e madhe evropiane - BE.

Republika Federale e Gjermanisë është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar që nga pavarësia e deri më tani, në këtë drejtim u diskutuan për mundësitë drejt përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve në disa sfera dhe industri, me theks të veçantë në lidhjen e kompanive të Maqedonisë me partnerët e tyre nga Gjermania.

Të dy palët ranë dakord, se koncepti i arsimit të dyfishtë që po zbatohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështetur nga ana e qeverisë gjermane dhe Oda ekonomike gjermano - maqedonase është model që jep rezultate dhe është një bazë dhe perspektivë e mirë për të rinjtë të qëndruar në vend.

Ministri Besimi i potencoi prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe në drejtim të arritjes së rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike përmes rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, duke investuar në hulumtime dhe inovacione dhe investime në kapitalin njerëzor, gjë që u konfirmua nga ana e ambasadores Holstein se mbështetja gjermane do të jetë në drejtim me përparësitë qeveritare.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin bilateral financiar me Qeverinë e RF të Gjermanisë i cili është realizuar përmes Bankës Zhvillimore të KfW-së, si dhe bashkëpunimin teknik të zbatuar nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ.