Efektet e krizës së Covid në ekonomi janë të dukshme, por kryesisht të zbutura përmes masave monetare dhe fiskale në kohë dhe të përshtatshme. Të dhënat e fundit në dispozicion tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së ekonomisë, por është e qartë se pasiguria është veçanërisht e theksuar. Kjo është karakteristikë e ekonomisë së përgjithshme globale, rimëkëmbja e së cilës mbështetet në faktorët e lidhur me shëndetin publik dhe faktorët ekonomik që janë të vështirë të parashikohen. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet të monitorohet vazhdimisht situata, të rregullohen politikat dhe të merren masa në kohë. FMN do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për ekonomitë sa herë që ka nevojë dhe hapësirë për të.
Këto janë disa nga rekomandimet nga Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, nga takimi i Ministrit të financave Fatmir Besimi së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipeve të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me Drejtorin e Departamentit të Evropës të FMN-së Alfred Kamer, shefi i misionit të FMN-së për vendin tonë, Bergliot Bjornson Barkbu dhe Përfaqësuesja e Përhershme e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stephanie Eble.
Në takim, vëmendje e veçantë i’u kushtua sfidave në periudhën e ardhshme, kur përparësi mbetet trajtimi i krizës shëndetësore, e cila do të jetë thelbësore për mbrojtjen e ekonomisë dhe financave publike. Sipas FMN-së, do të jetë e rëndësishme në muajt e ardhshëm të mbështesim ekonominë dhe masat të synohen mirë, të kenë një karakter të përkohshëm dhe të zbatohen në një mënyrë transparente.
Nga FMN vlerësojnë se investimet më të mëdha në periudhën tjetër mund të ndihmojnë në rritjen e potencialit të rritjes së ekonomisë. Siç u theksua në takim, gjatë krizës së Kovid, reformat strukturore që janë një parakusht për rritjen e mëtejshme afatgjatë të ekonomisë nuk duhet të harrohen.
Në kontekstin e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore, përfaqësuesit e lartë të FMN-së veçmas theksuan se është me rëndësi të madhe që stabiliteti financiar të forcohet vazhdimisht dhe se ne vazhdimisht po punojmë për përmirësimin e rregulloreve në këtë fushë. Sektori bankar, i cili është një shtyllë kryesore e sistemit financiar, siç vlerësohet nga FMN, duhet dhe mund të jap mbështetjen kryesore për ekonominë në periudhën e mëtejshme të rivitalizimit.