2 nëntor 2020, Shkup – Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski mori pjesë në lidhje me debatin për Propozim ligjin e ri për buxhete me të cilin vendosen zgjidhje sistemike në financat publike, si planifikim afatmesëm dhe Këshill fiscal. Propozim ligji u vendos për debat publik për ENER dhe sot u shkëmbyen ide dhe mendime me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, përkatësisht me organizatat joqeveritare Shoqëri e hapur dhe ZMAI.

Ligji u prezantua në debatin publik dhe më pas u dëgjuan mendime dhe sugjerime të disa organizatave joqeveritare. Në vazhdim e transmetojmë të plotë fjalimin e Zëvendësministrit të Financave, Dimitar Kovaçevski.

“Do të doja të shpreh kënaqësinë time në lidhje me ftesën, për të marrë pjesë në debatin e organizuar mbi Propozim ligjin për buxhete (Organic Budget Law).

Që të arrihet menaxhimi efikas, transparent dhe modern i financave publike, Qeveria zbaton Programin e reformës së menaxhimit të financave publike (PFM- Public finance management reform programe), i cili ka për qëllim përmirësimin e sferave të caktuara në financat publike: administrimin dhe arkëtimin e të ardhurave, parashikimin fiskale, përgatitjen dhe realizimin e Buxhetit, furnizimin publik, menaxhimin e borxhit, kontrollin e brendshëm financiar publik dhe revizionini e jashtëm.

Ligji aktual për buxhetet nga viti 2005 (me disa ndryshime shtesë) janë rregulluar procedurat për përgatitjen, miratimin, realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetin e Shkupit, si dhe raportimin për realizimin e buxhetit, që përsëri nuk janë në përputhje me trendet e reja, rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Për këto arsye, Ministria e Financave e pa të nevojshme përpilimin e një ligji krejtësisht të ri.

Ministria e Financave ka punuar për këtë ligj për disa kohë, në bashkëpunim me ekspertë nga institucionet ndërkombëtare – FMN, Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Në periudhën e kaluar, vëmendje e konsiderueshme i është kushtuar finalizimit të zhvillimit të një koncepti të ri modern për menaxhimin e financave publike i hartuar përmes Ligjit të ri për buxhetet që iu njoftua ENER për publikim në fillim të këtij viti, para krizës, por për shkak të situatës së re u publikua në fillim të muajit të kaluar.

Do të doja të theksoja se përmirësimi i menaxhimit të financave publike dhe forcimi i planifikimit buxhetor afatmesëm është një nga përparësitë më të mëdha të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Propozim buxheti i ri është në përputhje me direktivat e BE-së dhe me angazhimin për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të financave publike, me qëllim sigurimin e një kuadri për politikë fiskale të shëndoshë, të parashikueshme dhe të qëndrueshme dhe rritjen e disiplinës buxhetore dhe përgjegjshmërinë.

Në këtë ligj, në mënyrë të përshtatshme propozohen rregulla fiskale, si dhe krijimin e Këshillit Fiskal, i cili duhet të sigurojë analiza dhe mendime të pavarura dhe profesionale për supozimet makroekonomike dhe fiskale, strategjinë fiskale, buxhetin, raportet e zbatimit të buxhetit, rreziqet fiskale, plotësimin e rregullave fiskale dhe të ngjashme.

Përveç vendosjes së rregullave fiskale dhe Këshillit fiskal, mekanizmi i ri i Ligjit përmban dispozita që kanë të bëjnë me:

• Publikimin e regjistrit të subjekteve të sektorit publik;

• Përmirësimin e procesit të strategjisë fiskale afatmesme, përgatitjen e skenarit themelor dhe iniciativave të reja; dhe

• Përmirësimin e transparencës (parashtrimi i të dhënave për ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale). Për sa i përket transparencës, vlen të përmendet se ministria e Financave vitin e kaluar përmirësoi ndjeshëm transparencën duke prezantuar mjete që i mundësuan publikut të rishikojë të gjitha transaksionet e institucioneve të buxhetit në kuadër të Buxhetit Qendror dhe njësive të vetëqeverisjes lokale përmes portalit Open Finance. (Financa të hapura). Mandej, me veglën Public Debt (Borxhi Publik) me hapjen e të dhënave për borxhin publik (gjendjen e borxhit, zhvillimin e tij sipas viteve, lehtësimin e borxhit, tërheqjet për vitin 2020 dhe mënyrën se si do të financohet ai), si dhe vegla për shpenzimet kapitale, që është vizualizim i shpenzimeve kapitale të realizuara për shfrytëzuesit e buxhetit, përkundër buxhetit të tij vjetor;

• Vendosja e Sistemit të integruar të informacionit të menaxhimit financiar (IFMIS) i cili është reformë kryesore në sistemin e menaxhimit të financave publike dhe është i nevojshëm për zbatimin e Ligjit të ri për buxhetet. Gjatë vitit 2019, ministria e Financave, me ekspertët e Bankës Botërore, përmes projektit të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, punoi në mënyrë intensive në zhvillimin e kërkesave funksionale dhe teknike për IFMIS-in e ri. Si rezultat, kemi përgatitur specifikim të hollësishëm teknik, në bazë të të cilit gjatë vitit 2020/2021 duhet të përgatitet dosja e tenderit dhe të kryyhet furnizim publik për sistemin e ri të integruar.

Që të arrihen rezultatet e pritura nga Ligji i ri për buxhetet, në periudhën e ardhshme janë planifikuar disa aktivitete të tilla si:

• Analiza e dokumenteve ekzistuese ligjore dhe strategjike në sferat kryesore të financave publike;

• Përpunimi i klasifikimeve të reja;

• Përmirësimi i planifikimit buxhetor afatmesëm në përputhje me rekomandimet e BE-së, përmirësimi i planifikimit afatmesëm të të ardhurave, saldoja buxhetore dhe borxhi publik;

• Përgatitja e udhëzimeve, doracakëve, organizimi i seminareve, trajnimeve dhe ngjashëm.

Në periudhën e ardhshme, ministria e Financave, në bashkëpunim me Bankën Botërore, si dhe përmes projektit tuining IPA të BE-së “Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm” (Strengthening budget planning, execution and internal control functions), do të vazhdojë të punojë në përgatitjen e akteve nënligjore si pjesë e domosdoshme e Ligjit të ri për buxhetet, udhëzimeve, doracakeve dhe dokumenteve të tjera që synojnë funksionalizimin e Ligjit të ri për buxhetet, përmirësime të mëtutjeshme të sistemit për MFP (menaxhim me financat publike) dhe zhvillimin e planit të detajuar për të gjitha proceset e punës në ministrinë e Financave.

Gjithashtu, do të doja të theksoja faktin se, në periudhën e kaluar, në kushte të sfidave të shumta, duke përfshirë krizën shëndetësore dhe ekonomike, përmes konsumit efikas dhe publik u ofrua shërbim i rregullt dhe në kohë i detyrimeve të shtetit.

Në periudhën tjetër afatmesme, politika fiskale do të jetë në drejtim të konsolidimit të shpenzimeve publike, stimulimin e aktivitetit ekonomik përmes shpenzimeve kapitale dhe investimeve infrastrukturore, si dhe përmirësimin e kushteve zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës.

Njëkohësisht, angazhimi për kryerjen e konsumit të disiplinuar të buxhetit me një theks në kufizimet dhe kontrollin e shpenzimeve më pak productive mbi rritjen e investimeve në projekte kapitale.

Postulatet themelore të përcaktuara të politikës fiskale në periudhën e ardhshme, sigurojnë konsolidim fiskal me një ulje graduale të nivelit të deficitit”.

Comments are closed.