23 tetor 2020, Shkup – Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski ishte pjesë e delegacionit qeveritar ku sot në ditën e kremtimit të Ditës së luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetori, vendosi lule të freskëta para përmendores së Goce Dellçevit në parkun e qytetit në Shkup.
Sot shënojmë 23 Tetorin – Ditën e luftës revolucionare maqedonase dhe kujtojmë me krenari guximin dhe sakrificën e revolucionarëve maqedonas. Pikërisht këtu para përmendores së Goce Dellçevit, apostullit të lëvizjes revolucionare maqedonase përkulemi para të gjithë luftëtarëve dhe nderojmë sakrificën e tyre, këmbënguljen e fortë dhe vullnetin e pathyeshëm për liri, drejtësi, barazi dhe shtetësi. Organizata revolucionare maqedonase është shfaqur si një forcë lëvizëse, përmes së cilës janë organizuar të gjitha forcat progresive, pavarësisht nga origjina ideologjike – tha Kovaçevski.
Në kuadër të delegacionit qeveritar të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani dhe koordinatori kombëtar për veteranët e luftës dhe policisë, Stojançe Angellov.