EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Përmirësimi i arkëtimit të të ardhurave, politikës tatimore dhe doganore

 Improving Revenue Collection and Tax and Customs Policy

Informacione themelore:

Emri i projektit: “Përmirësimi i arkëtimit të të ardhurave, politikës tatimore dhe doganore”

Përfitues: Ministria e Financave, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria Doganore

Realizuar nga: Agency for European Integration (Agjencia për Integrim Evropian nga Austria)

Periudha e realizimit: 21 janar 2020 – 20 janar 2023

Vlera: 3.500.000,00 EUR

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Nacional IPA për 2018 IPA 2018 / 040-860 / 01.03 / MK / PFM

 

Përshkrim i shkurtër:

Qëllimi kryesor i projektit tuining “Përmirësimi i arkëtimit të të ardhurave, politikës tatimore dhe doganore” është të përmirësojë dhe harmonizojë legjislacionin tatimor dhe doganor në përputhje me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira, të përmirësojë analizën ekonomike dhe parashikimin e të ardhurave, si dhe modelimin dhe përforcimin e kapaciteteve operacionale dhe administrative të institucioneve kryesore në sistem. Prandaj projekti ka për qëllim thjeshtimin e procedurave tatimore dhe doganore, duke përfshirë deklarimet dhe arkëtimin duke zvogëluar procedurat dhe shpenzimet administrative, si dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore dhe doganore të ofruara për qytetarët.

 

 

Komponentët:

  • Komponenti 1: Harmonizimi i legjislacionit tatimor dhe doganor me rregulloren, standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian;
  • Komponenti 2: Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Financave për zbatimin e analizës dhe parashikimin e politikës tatimore.
  • Komponenti 3: Përmirësimi i kapacitetit operativ dhe administrativ të Drejtorisë Doganore për të përforcuar legjislacionin dhe procedurat nacionale, menaxhimin e kontabilitetit dhe shërbimet informatike.
  • Komponenti 4: Përmirësimi i kapacitetit operativ dhe administrativ të Drejtorisë së të Ardhurave Publike me qëllim të përforcimit të legjislacionit nacional, shërbimeve dhe procedurave informatike.

Ekspertë nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe vendet e tjera anëtare të BE-së do të bashkëpunojnë me ekspertë të Ministrisë së Financave, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë Doganore, në një numër aktivitetesh të cilat janë planifikuar brenda afatit kohor të projektit.

 

Për informacione shtesë:

Këshilltar i përhershëm tuining znj. Romana Robnik

romana.robnik@finance.gov.mk

Asistent i këshilltarit të përhershëm tuining, znj. Hagjiq-Rahiq

dervisha.rahik@finance.gov.mk  

Asistent i këshilltarit të përhershëm, z. Riste Nikollov

riste.nikolov@finance.gov.mk

Përkthyes i projektit, znj. Snezhana Filipovska

snezana.filipovska@finance.gov.mk

Përkthyes i projektit, znj. Ivana Lekiq

ivana.lekikj@finance.gov.mk

Twinning Project MK 18 IPA FI 02 19

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu