EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fazat e Auditit të Brendshëm dhe Kartela e Auditit të Brendshëm

Planifikimi i Auditit të Brendshëm
Për secilin audit individual, ekipi i auditimit / auditori i brendshëm përgatit një plan auditimi.

Lëshimi i Letër-autorizimit
– Për secilin audit, i jepet auditori i brendshëm një letër-autorizimi e nënshkruar nga drejtuesi i njësisë së auditit të brendshëm;
– Letra e autorizimit për drejtuesin e njësisë së auditit të brendshëm nënshkruhet nga drejtuesi i subjektit;
– Letra e autorizimit për ekspertët e jashtëm të angazhuar nga drejtuesi i subjektit për kryerjen e auditit të brendshëm nënshkruhet nga drejtuesi i njësisë së auditit të brendshëm.

Hetimi Paraprak
– Dërgimi i një letre në njësitë organizative që përfshihen me sistemet dhe proceset që janë subjekt i auditimit, me kërkesë për informacionet e nevojshme për përgatitjen e auditimit;
– Organizimi dhe mbajtja e një takimi fillestar me drejtuesit e njësive organizative të audituara;
– Në takimin fillestar u jepet një kopje e Kartelës së Auditit të Brendshëm të gjithë personave të pranishëm në takim.

Përgatitja e Programit të Auditimit për Secilin Audit Individual
– Drejtuesi i njësisë së auditit të brendshëm ose auditori i brendshëm i caktuar prej tij përgatit programin për secilin audit dhe cakton auditorët e brendshëm për auditimin përkatës;

Punë në Terren
– Punët në terren përfshijnë mbledhjen objektive të provave që konfirmojnë vlerësimin profesional të sistemeve dhe proceseve që janë subjekt i auditimit dhe kryerjen e programit të auditimit për arritjen e qëllimit të auditimit;
– Ekipi i auditimit / auditorët e brendshëm gjatë punës në terren zbatojnë metodat e auditimit si: mbikëqyrje, konfirmim, verifikim, hetim, analizë dhe vlerësim, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira profesionale të njohura.

Përgatitja e Raportit të Auditimit të Brendshëm
– Përgatitja e raportit të auditimit përfshin tre faza:

  • Raporti paraprak – versioni i parë i raportit të auditimit të brendshëm i prezantuar para subjektit të audituar në takim përmbyllës, me qëllim arritjen e pajtueshmërisë për gjetjet dhe pranimin e rekomandimeve nga auditi;

  • Raporti paraprak zyrtar – versioni i parë zyrtar i raportit të auditimit të brendshëm, përfshirë rezultatet nga takimi përmbyllës dhe përmbledhjen ekzekutive të plotësuar;

  • Raporti përfundimtar – versioni përfundimtar i përmbledhjes ekzekutive, draft-raporti i ndryshuar në përputhje me komentet e pranueshme të subjektit të audituar, përgjigjen nga subjekti i audituar dhe orarin përfundimtar për zbatimin e rekomandimeve, i cili i dërgohet drejtuesit të subjektit dhe drejtuesve të njësive organizative të audituara.

Povelba_za_vnatresna_revizija.doc

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu