Akcizat në territorin e Republikës së Maqedonisë paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për konsumimin e: vajrave minerale, alkoolit dhe pijeve alkoolike, mallrave të duhanit dhe automjeteve udhëtuese. Mallrat akcizore bëhen subjekt i akcizës në tre raste: me prodhimin e tyre në territorin e Republikës së Maqedonisë, me importin e tyre në vend, dhe kur mallrat janë nën mbikëqyrje doganore.
Detyruesi i akcizës
Detyrues i akcizës është personi fizik ose juridik që ka lejen e akcizës.
Në rastet kur nuk ka procedurë për borxh akcizor, detyrues është prodhuesi i mallrave akcizore.
Nëse garanci për mallrat akcizore jep transportuesi, deklaruesi doganor ose pronari i mallrave, atëherë këta persona përfaqësojnë detyruesit e akcizës.
Nëse akciza nuk është krijuar ende, por marrësi i mallrave i ka pranuar ato në territorin e akcizës, atëherë malli është në kompetencën e tij, dhe ai person konsiderohet detyrues i akcizës.
Periudha akcizore për të cilën llogaritet dhe paguhet akciza është një muaj kalendarik në të cilin ka ndodhur akciza.
Shuma e akcizës
Akciza mund të jetë e përcaktuar në përqindje – akcizë proporcionale, ose në shumë absolute për njësi matëse (kilogram, litër, për copë) – akcizë specifike. Për disa mallra (mallrat e duhanit) është përcaktuar akcizë e kombinuar (proporcionale dhe specifike).
| Mallra akcizore | Akciza |
|---|---|
| Vajra minerale | |
| Benzinë motorike: | |
| – me përmbajtje të plumbit mbi 0,013g/l | 24.396 den/litër |
| – pa plumb me përmbajtje plumbi deri 0,013g/l | 21.692 den/litër |
| Naftë motorike: | |
| – si karburant | 15.121 den/litër |
| – si karburant për ngrohje | 6.136 den/litër |
| Gaz nafte i lëngshëm: | |
| – si karburant | 4.900 den/kg |
| – si karburant për ngrohje | 4.900 den/kg |
| Kerozin: | |
| – si karburant | 9.000 den/litër |
| – si karburant për ngrohje | 1.800 den/litër |
| Vaj për djegie | 0,100 den/kg |
| Koks nafte | 84,6 den/GJ (gigaxhul) |
| Vajra për lubrifikim: | |
| – vajra minerale | 7 den/kg |
| – preparate | 22 den/kg |
| Pije | Akciza |
|---|---|
| Birrë | 4 den/litër/gradë alkooli ose 1,65 den/litër/gradë ekstrakti |
| Verë me gaz | 0 den/litër |
| Verë | 0 den/litër |
| Pije të tjera me gaz | 0 den/litër |
| Pije të tjera pa gaz | 0 den/litër |
| Nënprodukte | 340 den/litër alkool të pastër |
| Alkool etilik | 340 den/litër alkool të pastër |
| Produkt | Akciza |
|---|---|
| Cigarë dhe cigareska | 21,37 den/copa dhe 0% nga çmimi i pakos |
| Cigare | 1,353 den/copa dhe 9% nga çmimi i pakos |
| Vlera e makinave në euro / mbi | Vlera e makinave në euro / deri | Norma e akcizës |
|---|---|---|
| 0 | 3.000 | 0,00% |
| 3.000 | 4.000 | 0,50% |
| 4.000 | 5.000 | 1,00% |
| 5.000 | 6.000 | 1,50% |
| 6.000 | 8.500 | 2,00% |
| 8.500 | 12.000 | 3,00% |
| 12.000 | 14.000 | 4,00% |
| 14.000 | 16.000 | 6,00% |
| 16.000 | 18.000 | 9,00% |
| 18.000 | 22.000 | 11,50% |
| 22.000 | 25.000 | 13,50% |
| 25.000 | 30.000 | 15,50% |
| 30.000 | – | 18,00% |