EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Decentralizimi fiskal

Republika e Maqedonisë së Veriut ka zbatuar reforma në vetëqeverisjen lokale për një kohë të gjatë. Decentralizimi fiskal është një nga përparësitë të cilat dalin nga Partneriteti aderues së Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe është i lidhur ngushtë me transferet ndërqeveritare, për këtë shkak Qeveria ka vendosur për qasje të kujdesshme dhe në faza në zbatimin e tij.

 

Parimi kryesor i qasjes në faza është transferimi gradual i kompetencave, sipas rritjes së kapacitetit të pushteteve lokale për ndërmarrjen e këtyre përgjegjësive me sigurim të transferit të drejtë dhe të duhur të mjeteve. Deri në fund të vitit 2011, të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar në fazën e dytë të decentralizimit fiskal, përkatësisht i kryejnë aktivitetet e menaxhimit dhe financimit të kompetencave të decentralizuara në kulturë, arsim, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve (përveç Komunës së Plasnicës).

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori masa dhe aktivitete për përforcimin e kapaciteteve për zhvillimin e politikave financiare dhe përforcimin e kapaciteteve për menaxhim financiar të komunave, të cilat kontribuan për rritje të konsiderueshme të të ardhurave të tyre. Në komuna, vazhdimisht përmirësohet arkëtimi i të ardhurave vetanake, posaçërisht të tatimeve të pronës.

 

Manual për veprim të Komunave në kushte të jostabilitetit financiar

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu