EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Politika makroekonomike

Sektori për politikë makroekonomike e koncepton dhe monitoron zbatimin e politikës makroekonomike, merr pjesë në mënyrë aktive në lidhje me analizat e ekonomisë së vendit, përgatit analiza krahasuese dhe në kuadër të kësaj përgatit raporte mujore dhe tremujore dhe dokumente për zhvillim, siç është Programi ekonomik paraaderues.

Sektori përgatit projeksione afatshkurtra dhe afatmesme në lidhje me treguesit kryesorë makroekonomik (BPV, inflacion, punësim, paga dhe të ngjashme), të cilët më pas paraqesin input gjatë planifikimit të politikave qeveritare në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Financave. Sektori përgatit edhe analiza për efektet e politikave makroekonomike të propozuara ndaj zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend; përgatit analiza krahasuese për situatat dhe zhvillimet në ekonominë e vendit dhe vendet fqinje, vendet e BE-së dhe më gjerë; përgatit mendime për ligjet dhe aktet e tjera dhe dokumentet e propozuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për miratimin dhe konsolidimin e materialeve sektoriale nga Ministria e Financave në përgatitjen e dokumenteve për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe propozon masa dhe politika ekonomike dhe sociale.

Pjesë e fushës së sektorit është edhe monitorimi i raporteve ndërkombëtare dhe përgatitja e analizave krahasuese të situatave, përfshirë analizën e klimës afariste dhe propozimin e masave për përmirësimin e saj të vazhdueshme me theks të veçantë në raportin “Doing Business”e Bërjes së Biznesit të Bankës Botërore.

Sektori është përgjegjës edhe për përgatitjen e Buletinit të Ministrisë së Financave në gjuhën maqedonase dhe angleze, Zhvillimet ekonomike afatshkurtra (ZHEA) – raportet mujore dhe Raporti ekonomik tremujor.

Këshilltar Shtetëror për Çështjet e Politikave Ekonomike dhe Makroekonomike
Jordan Trajkovski
tel: 02/3255-589
e-mail: jordan.trajkovski@finance.gov.mk

 

 

Shef i Departamentit të Politikave Ekonomike dhe Zhvillimit
Vesna Cvetanova
tel: 02/3255-590
e-mail: vesna.cvetanova@finance.gov.mk

 

 

Ndihmës Shef i Departamentit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik, për Analiza dhe Politika Ekonomike
Gjoko Gjorgeski
tel: 02/3255-599
e-mail: gjoko.gjorgjeski@finance.gov.mk

 

Departamentet

 

Udhëheqës i Departamentit për Analiza dhe Politika Ekonomike
Sanja Kikovska-Georgievska
tel: 02/3255-593
e-mail: sanja.kikovska@finance.gov.mk

 

 

Shef i Departamentit për Modele dhe Projeksione Makroekonomike
Djeladin Lokmani
tel: 02/3255-732
e-mail: xheladin.llokmani@finance.gov.mk

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu