KONFERENCË E MBAJTUR PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM FINANCIAR PUBLIK
Më 29 prill 2015 në Shkup, në Hotel Arka, u mbajt Konferenca për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik, e organizuar në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i Strategjisë për kontrollin e brendshëm financiar publik për periudhën 2015–2017 dhe shkëmbimi i praktikave më të mira me ekspertë për kontrollin e brendshëm financiar publik nga vendet anëtare të BE-së. Në konferencë morën pjesë 100 përfaqësues nga institucionet në nivel qendror.

TRAJNIME TË ZHVILLUARA NË MARS TË VITIT 2015
TRAJNIME TË ZHVILLUARA PËR MENAXHIMIN E RREZIQEVE NË VITIN 2015

Ministria e Financave – Sektori për Kontroll të Brendshëm Financiar Publik, në mars të vitit 2015, përgatiti dhe publikoi në faqen zyrtare të internetit Udhëzimet për menaxhimin e rreziqeve, e cila paraqet një metodologji të avancuar për menaxhimin e rreziqeve, në të cilën janë trajtuar në mënyrë të detajuar hapat dhe format në procesin e menaxhimit të rreziqeve.
Me qëllim të lehtësimit të zbatimit praktik të kësaj metodologjie, më 19 dhe 25 mars si dhe më 1 dhe 8 prill 2015 u mbajtën trajnime njëditore, ku morën pjesë 95 drejtues të njësive për çështje financiare, koordinatorë për menaxhimin e rreziqeve dhe drejtues të njësive për auditim të brendshëm nga niveli qendror. Në kuadër të trajnimit u zhvillua një ushtrim praktik për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve, hartimin e hartës së rreziqeve dhe përgatitjen e një plani veprimi për eliminimin e dobësive.
Më 21 maj 2015 u mbajt një trajnim me temën: “Fuqizimi i kontrollit të brendshëm financiar në qendrat për punë sociale në Republikën e Maqedonisë”. Qëllimi i trajnimit ishte prezantimi i sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në këto qendra dhe masat për përmirësimin e tij. Në trajnim morën pjesë 59 drejtorë, udhëheqës të njësive për financa, kontabilistë dhe punonjës socialë.
Më 4 dhe 25 qershor 2015 u mbajtën trajnime njëditore me 54 pjesëmarrës – drejtues të njësive për çështje financiare, koordinatorë për menaxhimin e rreziqeve dhe drejtues të njësive për auditim të brendshëm nga Qyteti i Shkupit dhe nga këto 22 komuna: Qendër, Studeniçan, Aerodrom, Butel, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Karposh, Çuçer Sandevë, Arçinovë, Gazi Babë, Çair, Probishtip, Kratovë, Veles, Krivogashtan, Gradsko, Dellçevë, Vinicë, Gostivar, Zelenikovë, Koçani, Kriva Pallankë.
Në kuadër të trajnimeve u zhvilluan ushtrime praktike për identifikimin, vlerësimin dhe hartimin e hartës së rreziqeve.

PROJEKT PËR TRAJNIM DHE CERTIFIKIM NDËRKOMBËTAR TË AUDITORËVE TË BRENDSHËM
Më 21 tetor 2014 u mbajt Konferenca me rastin e mbylljes zyrtare të ciklit të parë dhe hapjes së ciklit të ri të Projektit “Trajnimi i auditorëve të brendshëm në sektorin publik” në Republikën e Maqedonisë, i financuar nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Sllovenisë, ndërsa Ministria e Financave e realizoi në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Financave nga Sllovenia dhe Institutin e Autorizuar për Financa Publike dhe Kontabilitet me seli në Londër.
Në kuadër të ciklit të parë u përfshinë 65 auditorë, nga të cilët 45 e përfunduan me sukses trajnimin dhe kaluan provimin, duke u pajisur me certifikatë CIPFA për auditorë të brendshëm të certifikuar ndërkombëtarisht. Në ciklin e dytë janë përfshirë 35 auditorë.
TRAJNIM PËR “VLERËSIMIN E RREZIQEVE NË PLANIFIKIMIN E AUDITIMIT”
Ministria e Financave – Sektori për Kontroll të Brendshëm Financiar Publik, për të lehtësuar procesin e vlerësimit të rreziqeve gjatë planifikimit të punës së auditimit, përgatiti dhe publikoi në faqen zyrtare udhëzimin “Udhëzime për vlerësimin e rreziqeve në planifikimin e auditimit”.
Për të lehtësuar zbatimin praktik të kësaj metodologjie, më 28 janar dhe më 3, 11 dhe 19 shkurt 2015 u mbajtën trajnime njëditore, në të cilat morën pjesë 96 pjesëmarrës (67 nga niveli qendror dhe 29 nga niveli lokal) – udhëheqës të njësive për auditim të brendshëm dhe auditorë të brendshëm nga niveli qendror dhe lokal.
Në kuadër të trajnimit u zhvillua një ushtrim praktik për përgatitjen e një “Universi të Auditimit”, që përfshinte:
-
Identifikimin e proceseve kyçe, objektivave dhe rreziqeve të tyre
-
Vlerësimin e ndikimit dhe probabilitetit të rrezikut rezidual
-
Përcaktimin e indeksit të rrezikut
-
Bazuar në këtë, hartimin e listës së proceseve që duhet të auditohen sipas planit vjetor të auditimit.
Më 29 tetor 2015 u mbajt një trajnim njëditor me temën “Menaxhimi i Rreziqeve”. Qëllimi i trajnimit ishte prezantimi i sistemit të menaxhimit të rreziqeve. Në trajnim morën pjesë udhëheqës sektorësh dhe koordinatorë për menaxhimin e rreziqeve në Ministrinë e Financave.
Trajnime të tilla u mbajtën gjithashtu në institucionet në vijim:
-
Më 12 nëntor 2015 në Drejtoria për të Ardhura Publike
-
Më 10 dhjetor 2015 në Ministrinë e Shëndetësisë
-
Më 15 dhjetor 2015 në Sekretariatin për Çështje Evropiane
-
Më 23 dhjetor 2015 në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit