EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sektori i Marrëdhënieve Financiare Ndërkombëtare

Sektori i Marrëdhënieve Financiare Ndërkombëtare kryen punët që i referohen: planifikimit, zbatimit (përgatitjes teknike) dhe monitorimit të projekteve të IPA-së së Nënsektorit 27 të Menaxhimit të Financave Publike, shfrytëzues i të cilit është Ministria e Financave; përgatitjes, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin e financave publike dhe planeve aksionale vjetore, si dhe dokumenteve të tjera strategjike që lidhen me shfrytëzimin e mjeteve të IPA-së të Nënsektorit të Menaxhimit të Financave Publike; koordinimit të përgatitjes dhe monitorimit të realizmimit të masave dhe aktiviteteve nga Programi nacional i miratimit të legjislacionit të BE-së (NPAA), që janë në kompetencë të Ministrisë së Financave dhe aktiviteteve lidhur me përmbushjen e detyrimeve nga procesi i integrimit evropian; përgatitjes dhe koordinimit të Nënkomitetit të Ekonomisë, Financave dhe Statistikave (ECFIN) dhe koordinimit të Dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, lidhur me Programin e reformave ekonomike (PER); çështjeve që i referohen bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare, bilaterale dhe evropiane si dhe me Bashkimin Evropian (BE), përkatësisht, komunikimit dhe koordinimit me këto institucione lidhur me aktivitetet e nevojshme për përgatitjen dhe realizimin e projekteve të financuara me hua dhe grante/donacione të huaja; përgatitjes dhe organizimit të të gjitha fazave të procedurës së lidhjes së marrëveshjeve të huasë dhe marrëveshjeve të garancisë, monitorimit të realizimit të marrëveshjeve të lidhura të huasë, marrëveshjeve të garancisë, si dhe marrëveshjeve të granteve investuese nga Plani investues ekonomik i Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor ose Programimit nacional të IPA-së, të destinuara për bashkëfinancimin e projekteve të caktuara; propozimit të aktiviteteve dhe masave për tejkalimin e problemeve që paraqiten gjatë përgatitjes dhe implementimit të projekteve të financuara me hua dhe grante/donacione të huaja, si dhe përgatitjes së projeksioneve për tërheqjen e mjeteve të huave të ofruara nga institucionet financiare multilaterale dhe të ndara për financimin e projekteve të caktuara, si dhe për përkrahjen buxhetore.

 

Kontaktet kryesore:

 

Kryetar i Departamentit

Lence Bozinoska telefon: ++389 2 3255 420 email: lence.bozinoska@finance.gov.mk

Ndihmës udhëheqës i sektorit nga fushа e marrëdhënieve financiare ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian

Kristina Pavllovska
telefoni: ++389 2 3255 413,
e-mail: kristina.pavlovska@finance.gov.mk

 

Departamentet

Njësie për IPA dhe NPAA

Tanja Koleva
telefoni: ++389 2 3255 417,
e-mail:  tanja.boskova@finance.gov.mk

 

Njësie për bashkëpunim financiar multilateral

Dragana Filipovska
telefoni: ++389 2 3255 419,
e-mail: dragana.micevska@finance.gov.mk

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu