Dr. Andriana Matlioska
Sekretar shtetëror në Ministria e financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sekretar shtetëror në Ministria e financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Financave
Dr. Andriana Matlioska është sekretare shtetërore në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përvoja e saj profesionale përfshin më shumë se një dekadë në fushën e financave publike, punës bankare, harmonizimit të rregullativës dhe menaxhimit korporativ.
Ajo e filloi karrierën e saj në Ministrinë e Financave në fillim të vitit 2015, ku ushtroi disa pozita përgjegjëse lidhur me koordinimin e proceseve në fushën e sektorit financiar, monitorimin e punës financiare të ndërmarrjeve publike, shoqërive tregtare dhe agjencive, proceset buxhetore dhe hartimin e politikave. Në periudhën 2021-2024, ajo ushtroi funksionin e personit përgjegjës për kontrollin e harmonizimit të rregulloreve dhe njëkohësisht ishte përgjegjëse si oficere e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përgjegjëse e FATCA-s në një nga bankat maqedonase, ku ishte kompetente për harmonizimin rregullator, menaxhimin e riskut nga joharmonizimi dhe implementimin e standardeve financiare ndërkombëtare. Në vitin 2024, ajo u kthye në Ministrinë e Financave si këshilltare e posaçme e ministres dhe menjëherë pas kësaj, u emërua sekretare shtetërore.
Matlioska është doktor i shkencave juridike me specializim në të drejtën tregtare dhe të punës dhe magjistre në të drejtën afariste, si dhe specialiste e certifikuar në menaxhimin koorporativ dhe harmonizimin e dispozitave sipas standardeve evropiane për cilësinë e arsimit dhe trajnimit profesional.
Ajo është anëtare aktive e disa komisioneve dhe grupeve nacionale të punës në fushën e sistemit dhe stabilitetit financiar, parandalimit të pastrimit të parave, menaxhimit të financave publike dhe antikorrupsionit. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca dhe forume të shumta ndërkombëtare të organizuara nga Banka Botërore, FMN-ja, OECD-ja dhe Bashkimi Evropian, duke kontribuar në përforcimin e menaxhimit financiar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Dr. Matlioska me profesionalizmin akademik dhe përvojën e gjerë praktike në sektorin financiar siguron transparencë dhe llogaridhënie dhe njëkohësisht promovon zhvillimin e qëndrueshëm financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore
Raporti financiar para zgjedhor