Kryetari i përdoruesit të buxhetit nga linja e parë në fushën e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor (përveç Dhomës së Revizionit të Shtetit), fondet dhe komunat dhe qyteti i Shkupit, deri më 10 maj të vitit në vazhdim për vitin paraprak, dërgon në Njësinë Qendrore për Harmonizim Raportin Vjetor Financiar, i cili, ndër të tjera, përmban edhe Raportin për revizionet e kryera dhe aktivitetet e auditimit të brendshëm.
Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe aktivitetet e auditimit të brendshëm nënshkruhet nga drejtori i njësisë për auditimin e brendshëm, ndërsa deklarata nënshkruhet nga drejtori i subjektit.