EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Punëtori për sektorët kryesorë në Ministrinë e Financave kushtuar menaxhimit të procesit të analizës së kostove

Punëtori për sektorët kryesorë në Ministrinë e Financave kushtuar menaxhimit të procesit të analizës së kostove

9 prill 2026, Shkup – Nën organizimin e Ministrisë së Financave - Akademia e Financave Publike, me mbështetjen e Bankës Botërore, më 9 prill 2026 u mbajt punëtori me temë "Analiza e kostosove".

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesit e sektorëve kryesorë në Ministrinë e Financave, përkatësisht Sektori i Buxhetit dhe Fondeve, Sektori i Thesarit, Sektori i Harmonizimit Qendror të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik dhe Sektori i Monitorimit dhe Analizës së Punës Financiare të Ndërmarrjeve Publike, me ç’rast u sigurua shkëmbimi ndërsektorial i njohurive dhe përvojave. Gjatë punëtorisë, u prezantuan përvojat nga Sllovakia, me fokus në strukturën institucionale, integrimin në ciklin buxhetor dhe leksionet e mësuara.

Theks i veçantë iu kushtua menaxhimit të procesit të analizës së kostove, përcaktimit të fushave prioritare, si dhe trajnimeve praktike për përcaktimin e fushëveprimit, indikatorëve, të dhënave dhe faktorëve nxitës të kostove. Punëtoria përfundoi me definimin e hapave të ardhshëm, afateve kohore dhe përgjegjësive.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bankën Botërore, i filluar në vitin 2025, i cili ka për qëllim vendosjen e standardeve bashkëkohore për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim efikas të burimeve publike. 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu