23 prill 2026, Shkup – Nën organizimin e Sektorit të Akademisë së Financave Publike, sot në Ministrinë e Financave u mbajt trajnimi me temë “Menaxhimi i risqeve”. Trajnimi ishte destinuar për të punësuarit në sektorin publik të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në proceset e identifikimit, analizës dhe menaxhimit të risqeve në kuadër të institucioneve të tyre. Trajnimi, po ashtu, kishte për qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive përmes zbatimit të qasjeve dhe metodave praktike për menaxhim më efikas të riskut dhe përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes.
Trajnimi u implementua nga ekspertë të fushës – punonjës në Sektorin e Harmonizimit Qendror të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik në Ministrinë e Financave, të cilët përmes qasjes interaktive dhe shembujve praktikë, ofruan një kuptim më të thellë të koncepteve kryesore që lidhen me menaxhimin e risqeve.
Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin përvoja nga institucionet e tyre dhe të diskutonin sfidat me të cilat përballen në zbatimin praktik të proceseve të menaxhimit të risqeve. Përmes ndërveprimit aktiv dhe punës mbi shembuj nga situata reale, u identifikuan praktikat e mira dhe mundësitë për përmirësimin e qasjeve ekzistuese.
Trajnimi u vlerësua si veçanërisht i dobishëm për përforcimin e vetëdijes mbi rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit në kohë të risqeve, si element kryesor për menaxhim efikas dhe të përgjegjshëm në sektorin publik.
Ngjarja kontribuoi në përforcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e menaxhimit të risqeve dhe në avancimin e zbatimit të qasjeve sistematike në punën e institucioneve të sektorit publik.
Duke pasur parasysh nevojën e rritur për një menaxhim sistematik dhe të standardizuar të risqeve në institucionet e sektorit publik, ky trajnim paraqet përgjigje ndaj kërkesave të qartatë shprehura nga institucionet për përforcimin e kapaciteteve në këtë fushë. Duke marrë parasysh relevancën e lartë të temës dhe interesin nga ana e institucioneve, Sektori i Akademisë së Financave Publike në bashkëpunim me Sektorin e Harmonizimit Qendror të Kontrollit të Brendshëm
Financiar në Sektorin Publik, do të vazhdojë me riorganizimin e tij në periudhën e ardhshme, me qëllim që të mundësohet përfshirja e numrit sa më të madh të punonjësve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave për menaxhimin e risqeve.