EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska Koçoska – Kamenicki: Maqedonia dhe Sllovakia ndajnë vizione të përbashkëta, përkrahje të konsiderueshme në përmbushjen e proceseve reformuese

Dimitrieska Koçoska – Kamenicki: Maqedonia dhe Sllovakia ndajnë vizione të përbashkëta, përkrahje të konsiderueshme në përmbushjen e proceseve reformuese

4 dhjetor 2025, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, zhvilloi takim zyrtar me homologun e saj nga Republika e Sllovakisë, Ladisllav Kamenicki. Gjatë takimit, të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi çështjet me interes të përbashkët dhe vlerësuan se ekziston potencial i gjerë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

 

“Sot realizova takim shumë të frytshëm dhe thelbësor me kolegun tim, ministrin e Financave të Sllovakisë, Ladisllav Kamenicki, në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoni. Maqedonia dhe Sllovakia janë vende mike që ndajnë vizion të përbashkët – rajon të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, të integruar në Bashkimin Evropian, me tregje të hapura, institucione të zhvilluara dhe ekonomi të qëndrueshme”, tha ministrja pas takimit me ministrin sllovak.

 

Ajo shtoi se Maqedonia ka agjendë të qartë dhe ambicioze për përforcimin e financave publike, disiplinën fiskale, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe zbatimin e projekteve që sjellin rritje direkte të ekonomisë, që është gjithashtu pjesë e rekomandimeve në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Ajo gjithashtu falënderoi për përkrahjen e ofruar nga Sllovakia për vendin tonë në financat publike, luftën kundër shmangies së tatimeve dhe transferimin e know-how, që është shumë e rëndësishme për plotësimin e kritereve për anëtarësimin në BE si dhe reformat ekonomike dhe institucionale që rrjedhin nga agjenda reformues.

 

Ministri Kamenicki potencoi se ky takim është i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. Po ashtu, ofroi edhe ndihmë dhe përkrahje për vendin tonë në procesin e eurointegrimeve.

 

Po ashtu theksoi edhe rëndësinë e  Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar për zhvillimin e tregjeve të kapitalit midis shtatë vendeve nga rajoni i EJL-së, përfshirë Sllovakinë dhe Maqedoninë, si dhe për mundësitë që ai hap për investitorët në rajon.

 

Përveç takimit kokë më kokë midis dy ministrave, në kuadër të vizitës zyrtare u zhvillua edhe një takim dypalësh i delegacioneve nga të dy vendet, në të cilin u diskutuan disa tema në drejtim të avancimit të bashkëpunimit.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu