EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Shpenzimet kapitale për vitin 2026 janë projektuar në mënyrë reale dhe në përputhje me realizimin e vërtetë të investimeve

Dimitrieska-Koçoska: Shpenzimet kapitale për vitin 2026 janë projektuar në mënyrë reale dhe në përputhje me realizimin e vërtetë të investimeve

20 nëntor 2025, Shkup - Shpenzimet kapitale për vitin 2026 janë projektuar në nivel real, bazuar në realizimin e deritanishëm dhe pritjet për vitin e ardhshëm. Gjatë vlerësimit të realizimit të investimeve kapitale, e gjithë përgjegjësia nuk mund t'i atribuohet vetëm Qeverisë, sepse vonesat shpesh janë si rezultat i kompanisë kontraktuese që përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe kufizime të tjera, theksoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në programin qendror ditari në TVM.

“Realiteti është se kemi projektuar shpenzime kapitale në nivel real. Nëse shikojmë realizimin e shpenzimeve kapitale gjatë viteve paraprake, do të shohim se realizimi nuk ka qenë kurrë në përputhje me atë që ishte projektuar. Do të shihni se transfertat në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore përcaktohen si shpenzime kapitale”, shpjegoi ministrja.

Sipas Dimitrieska-Koçoskës, zbatimi i metodologjisë së re, sipas së cilës transfertat në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore nuk evidentohen më si shpenzime kapitale, pasqyrohet pamje më e mirë dhe më realiste e investimeve aktuale.

“Gjithashtu kemi  metodologji të ndryshme që është shfrytëzuar. Përkatësisht, ajo që u është dhënë si transfertë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare nuk paraqitet si shpenzim kapital, por  si transfertë. Nëse e krahasojmë vitin 2025 me vitin 2024, do të shihni se kemi  realizim të madh të shpenzimeve kapitale. Nëse krahasojmë metodologjinë e re më të vjetrën, rritja është për 19% më shumë se  të dhënat e fundit. Pra, sipas metodologjisë së re, kemi realizim të shpenzimeve kapitale më të lartë prej 19%, që do të thotë se pavarësisht faktit se një pjesë e transfertave vitin e kaluar ishin përfshirë në shpenzimet kapitale, ndërsa tani nuk janë përfshirë, përsëri kemi rritje. Nëse i shtojmë, kemi mbi 47% rritje të shpenzimeve kapitale këtë vit, megjithëse përsëri nuk jemi deri në realizimin 100% të projeksionit prej 47 miliardë denarësh për vitin 2025”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja gjithashtu potencoi problemin me realizimin e ulët të mjeteve që institucionet kanë në llogaritë e tyre vetanake.

Në vitin 2025, nga gjithsej 47 miliardë denarë shpenzime kapitale, 15 miliardë janë parashikuar nga mjetet vetanake të institucioneve – segment ku realizimi është shumë i ulët.

“Realizimi i llogarive vetanake është diçka që vendosa kur erdha si ministre e Financave. Pse? Sepse kur erdha pyeta se në çfarë gjendje janë llogaritë e buxhetit dhe si është situata me llogaritë vetanake. Në momentin kur erdha në këtë pozicion, 14 miliardë denarë ishin në llogaritë buxhetore të institucioneve, ku nuk pasqyroheshin në llogarinë e buxhetit, ndërsa unë si ministre e Finacave duhej të merrja hua nga bankat për të mbuluar shpenzimet e tyre”, tha ministrja e Financave në ditarin e MTV-së.

Ajo shtoi se pikërisht për këtë, Ministria e Financave vendosi detyrimin që institucionet të shepenzojnë mjetet vetanake për investimet e parapara dhe se është bërë korrigjim në projeksionin e tyre për buxhetin e vitit 2026.

“Si ministre nuk mund të pajtohem që institucionet t’i ruajnë këto mjete në llogaritë e tyre dhe të mos i shpenzojnë, sepse nuk ekzistojnë të hyra vetanake dhe llogaria vetanake, të gjitha llogaritë janë të shtetit ose të qytetarëve. Nuk mund t’i ruajmë në llogaritë vetanake dhe të mos i shpenzojmë”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu