EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska në panelin e diskutimit mbi edukimin financiar te të rinjtë – Një popullatë e edukuar financiarisht sjell zhvillim ekonomik dhe është e përgatitur për shfrytëzimin e instrumenteve të reja financiare

Dimitrieska-Koçoska në panelin e diskutimit mbi edukimin financiar te të rinjtë – Një popullatë e edukuar financiarisht sjell zhvillim ekonomik dhe është e përgatitur për shfrytëzimin e instrumenteve të reja financiare

15 prill 2025, Shkup – Ministria e Financave ka rol aktiv në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar. Së bashku me Bankën Popullore, Agjencinë e Supervizionit të Sigurimeve, Agjencinë e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital dhe Komisionin e Letrave me Vlerë hartuan Strategjinë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar 2021-2025 për përforcimin e aftësive të popullatës në menaxhimin e financave personale dhe përmirësimin e aftësisë së qytetarëve për marrjen e vendimeve të informuara financiare dhe shërbimet e qytetarëve.

 

Tema e panelit të diskutimit ishte edukimi financiar si dhe njohuritë financiare që e formësojnë të ardhmen e të rinjve, me ç’rast morën pjesë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, kryetaren e Këshillit të Ekspertëve të ASS-së, Eli Drakullovska, anëtarin e Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, Darko Sazdov, profesorin e Fakultetit Ekonomik të Shkupit, si dhe komisionerin e jashtëm të KLV-së, Kirill Jovanovski.

 

Ajo thekson se edukimi financiar ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht duke pasur parasysh proceset moderne teknologjike në sektorin financiar.

 

Ministrja e Financave, në kuadër të këtij paneli të diskutimit, iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga studentët. Gjithashtu, së bashku me folësit e tjerë, ata trajtuan edhe tema të shumta që përfshijnë të rinjtë dhe që lidhen me financat e tyre personale dhe mënyrat e kursimit.

Paneli i diskutimit u mbajt në suaza të Javës globale të parave dhe në organizim të Kuvendit Studentor Universitar pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu