EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska në forumin Ekonomik Botëror në Nju Jork: Investimet dhe finacimi i përshtatshëm janë thelbësore për sigurinë energjetike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike

Dimitrieska-Koçoska në forumin Ekonomik Botëror në Nju Jork: Investimet dhe finacimi i përshtatshëm janë thelbësore për sigurinë energjetike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike

23 shtator 2026, Nju Jork -  Ministrja e Financave Gordana Dimitriska-Koçoska mori pjesë në sesionin e punës  “Nxitja e rritjes në ekonominë e re”, organizuar në kuadër të  “Takimeve mbi ndikimin e zhvillimit të qëndrueshëm 2026” (Sustainable Development Impact Meetings 2026), në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur në Nju Jork.
Në këtë sesion, morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe të sektorit të biznesit, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë që sjell ekonomia e re, me fokus të veçantë në garantimin e sigurisë energjetike dhe qëndrueshmërisë si faktor për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë afatgjate.
Në fokus të diskutimit ishin edhe qasjet e ndryshme në tranzicionin energjetik dhe mënyrat në të cilat qeveritë dhe bizneset mund të gjejnë ekuilibrin mes rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë, si dhe rolin e teknologjive të reja, investimeve dhe partneriteve në transformimin ekonomik. 
Në këtë kontekst, u theksua nevoja për sigurimin e financimit të përshtatur dhe orientimin e investimeve në projekte kapitale që do të sjellin siguri më të madhe dhe qëndrueshmëri eneregjetike, me ç’rast investimet e tilla duhet njëkohësisht të jenë në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përforcimit të konkurrueshmërisë.
“Ekonomitë duhet të destinohen drejt rritjes afatgjate, të bazuar ekskluzivisht në rritjen e produktivitetit. Në kuadër të diskutimit u konstatua gjithashtu se çdo ekonomi ka nevojë për diversifikim sa më të madh, pas së cilës do të ketë dhe vlere të shtuar më të lartë. Njëkohësisht, u theksua nevoja për krijimin e sa më shumë vendeve të punës me produktivitet të lartë si dhe e fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, është nevoja për të vazhduar përpjekjet për rritjen e pavarësisë energjetike, forcimin e qëndrueshmërisë dhe garantimin e sigurisë më të madhe në furnizimin me energji”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Gjatë diskutimit u theksua se kushtet e reja ekonomike globale kërkojnë qasje më gjithëpërfshirëse ndaj politikave të rritjes ekonomike, e cila, krahas produktivitetit, përfshin edhe diversifikimin e aktivitetit ekonomik, krijimin e vendeve të punës me produktivitet dhe cilësi të lartë, sigurinë energjetike dhe përforcimin e konkurrueshmërisë afatgjate. Për Maqedoninë, këto çështje janë veçanërisht të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase. Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ka mbështetja e investimeve dhe e transformimit ekonomik, si dhe krijimi i kushteve për furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji, çka është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për konkurrueshmërinë e kompanive.
Pjesëmarrja në forume të tilla ndërkombëtare paraqet mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për pozicionimin e Maqedonisë në dialogun global mbi politikat që do të përcaktojnë drejtimet dhe dinamikat e rritjes ekonomike gjatë dekadës së ardhshme.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu