EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Kthimi i TVSH-së për kompanitë e krijuara vazhdon pa probleme, po kontrollohen kompanitë për të cilat marrim alarm nga sistemi i krijuar

Dimitrieska-Koçoska: Kthimi i TVSH-së për kompanitë e krijuara vazhdon pa probleme, po kontrollohen kompanitë për të cilat marrim alarm nga sistemi i krijuar

19 maj 2025, Shkup – Nuk ka probleme gjatë kthimit të TVSH-së për kompanitë. Analiza të mëtejshme kryhen vetëm për kompanitë për të cilat sistemi tregon se ka risqe. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në emisionin 360 Shkallë.

 

 

“Nuk ka vonesë në procesin e kthimit të TVSH-së për kompanitë dhe nuk vijojnë probleme lidhur me atë që vjen për pagesë në Ministrinë e Financave. Tek ato kompani që janë të mirëkrijuara, nuk kemi pasur keqpërdorime, respektivisht pagesa po shkon sipas planit, por kemi probleme me kompanitë e tjera”, theksoi ministrja.

 

Ajo potencoi se me përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Thesarit të SHBA-së në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë përgatitur indikatorë të caktuar që sinjalizojnë nëse një kompani ka probleme të caktuara, përkatësisht nëse mund të pësojë risk, diçka që nuk ishte bërë më parë. Për këto kompani, siç shtoi ajo, për të cilat sistemi alarmon risqe të caktuara, bëhen kontrolle shtesë.

 

Ajo potencoi se në këtë pjesë u konstatuan shumë keqpërdorime dhe se për ta mbrojtur sistemin në këtë drejtim janë investuar miliona euro. Aktualisht, siç potencoi ajo, ka veprime hetimore për gjashtë kompani që lidhen me sisteme shumë serioze të keqpërdorimit sa i përket kthimit të TVSH-së.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu