EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Me huanë  e favorshme nga EBRD-ja për lokomotivat e reja konfirmohet besimi i institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj politikave tona

Dimitrieska-Koçoska: Me huanë  e favorshme nga EBRD-ja për lokomotivat e reja konfirmohet besimi i institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj politikave tona

30 dhjetor 2025, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska foli me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për financimin e projektit “Rinovimi i parkut të automjeteve për transportin e mallrave”, përmes së cilit do të bëhet prokurimi i lokomotivave të reja elektrike dhe vendosja e sistemit modern të planifikimit të burimeve (ERP) në HRMV Transporti SHA Shkup.

Ministrja theksoi se ky projekti paraqet hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së transportit dhe përforcimit të potencialit ekonomik të vendit, përmes investimeve të drejtpërdrejta në rritjen e kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë së transportit hekurudhor të mallrave.

“Me prokurimin e lokomotivave të reja, mundësojmë vëllim dhe siguri më të madhe të transportit të mallrave, lidhje më të mirë dhe rritje të konkurrueshmërisë së ekonomisë vendore, si dhe mundësi të reja për gjenerimin e të ardhurave”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ajo veçanërisht e theksoi rëndësinë e vendosjes së  sistemit modern ERP, me ç’rast krijohet bazë për menaxhim më të mirë të burimeve, rritjes së efikasitetit operativ dhe standardeve më të larta të menaxhimit koorporativ në sektorin hekurudhor.

“Marrëveshja e huasë që sot e nënshkruajmë me EBRD-në, në vlerë prej 20.9 milionë eurove është rezultat i negociatave intensive dhe konstruktive dhe paraqet konfirmimin e besimit që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në politikat tona dhe  kahjen e hapërimit të shtetit tonë. Kushtet me të cilat janë siguruar mjetet, respektivisht me periudhë afatgjate të shlyerjes, periudhë të favorshme grejs dhe normë interesi konkurruese – janë plotësisht në përputhje me strategjinë tonë për menaxhimin e përgjegjshëm të borxhit publik dhe sigurimin e financave publike të qëndrueshme”, theksoi ministrja dhe shtoi se ministria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e projekteve që sjellin vlerë ekonomike afatgjate, nxitjen e zhvillimit dhe përforcimin e lidhjes së shtetit me korridoret rajonale dhe evropiane transportuese.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu