EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Borxhet e vjetra duhet të servisohen - pothuajse 1.5 miliardë euro maturohen për kthim në 2027-ën

Dimitrieska-Koçoska: Borxhet e vjetra duhet të servisohen -  pothuajse 1.5 miliardë euro maturohen për kthim në 2027-ën

3 shtator 2026, Shkup – Eurobligacioni i ri, emetimi i të cilit është planifikuar në vitin 2027, është pjesë e sigurimit në kohë të mjeteve për financimin e detyrimeve të shtetit, duke përfshirë edhe shlyerjen e një vlere të konsiderueshme të borxheve të vjetra që maturohen vitin e ardhshëm, ndërsa janë marra nga qeveria paraprake.

Kështu tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me akuzat e opozitës për huamarrjen e re të Qeverisë prej 1.3 miliardë eurosh.

Ministrja theksoi se informacioni në lidhje me eurobligacionin e ri ende nuk është shqyrtuar në seancë qeveritare, por se Ministria e Financave duhet të përgatitet në kohën për detyrimet që maturohen në vitin 2027.

Borxhin që opozita e ka lënë për vitin 2027  është pothuajse 1.5 miliardë euro. Këto janë borxhe të krijuara më herët e të cilat ne duhet t’i shlyejmë. Është plotësisht legjitime që të organizohemi me kohë dhe të sigurojmë mjetet e nevojshme për shlyerjen e borxheve të mëparshme. Nuk mund ta anashkalojmë faktin se duhet të shlyejmë borxhe të vjetra në vlerë prej 1.5 miliardë eurove“, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se pikërisht ata që deri në vitin 2024 kanë drejtuar institucionet duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për detyrimet që kanë lënë për t’i shlyer ato në vitet në vijim. Prandaj, ministrja vlerësoi se është i pabazë fakti që sot të kritikohet sigurimi i mjeteve për servisimin e borxheve, kur bëhet fjalë për detyrime të krijuara më parë.

Krahas këtyre detyrimeve, në vitin 2027 maturohen edhe letra me vlerë të shtetit me afat maturimi 12-mujor, në vlerë prej rreth 1.1 miliardë eurosh. Njëkohësisht, në përputhje me Strategjinë Fiskale, për vitin 2027 është planifikuar deficit buxhetor në nivelin prej 3.5% të PBB-së, i cili gjithashtu duhet të financohet.

Dimitrieska-Koçoska potencoi se gjatë vlerësimit të huasë nuk mund të merret parasysh vetëm vlera që qeveria merr hua dhe në mënyrë të qëllimishme të neglizhohet vlera e borxhit që po shlyhet në të njëjtën kohë. Një mbledhje e tillë e çdo huaje të re dhe paraqitja e saj si borxh krejtësisht i ri, pa treguar detyrimet që po shlyhen ose rifinancohen me ato mjete, nuk jep një pasqyrë reale të lëvizjes së borxhit publik.

Huamarrja e re e përdorur për të shlyer ose rifinancuar detyrimet e vjetra nuk do të thotë që borxhi publik rritet automatikisht për të gjithë vlerën e huasë së marrë.

Si shembull, ministrja përmendi se e njëjta gjë vlen edhe për kreditë e rifinancimit për familjet - nëse merret një kredi e re për të shlyer një kredi të vjetër, borxhi nuk rritet për të gjithë vlerën e kredisë së re, sepse detyrimi i vjetër shlyhet në të njëjtën kohë.

Ministrja theksoi se Ministria e Financave publikon në mënyrë transparente të dhëna mbi borxhin publik dhe se planifikimi në kohë i burimeve të financimit është i nevojshëm për servisimin e rregullt dhe të pandërprerë të detyrimeve të shtetit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu