EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria miratoi vendimin për uljen e akcizës së karburanteve

Ministria e financave Ministria e financave

20 korrik 2026, Shkup – Sot, Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme, miratoi Vendimin për përcaktimin e llojit të energjensave, periudhës kohore, si dhe metodës së përllogaritjes së akcizës, me ç’rast mundësohet ulja e akcizës për derivatet e naftës, si dhe ulja e çmimeve të benzinës dhe dizelit, informoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska përmes postimit në profilin e saj në facebook, duke theksuar se Qeveria vazhdon me qasje proaktive në përballimin e pasojave të krizës në Lindjen e Mesme.

“Me kujdes po monitorojmë situatën dhe reagojmë në kohën e duhur, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe standardit të jetesës së qytetarëve”, deklaroi ministrja në postim e saj.

Ajo theksoi se me intervenimin në akcizë do të kontribuojmë në stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, kurse në mënyrë indirekte edhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të produkteve të tjera.

“Me këtë qasje të përgjegjshme do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Do ta monitorojmë situatën dhe do të ndërmarrim me kohë masa konkrete dhe reale për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve, me qëllim të mbrojtjes së standardit jetësor dhe ruajtjes së ekonomisë, e cila që nga fillimi i mandatit tonë shënon trend të përshpejtuar të rritjes”, potencon ministrja në postimin e saj.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu