EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Rregullativa precize është baza për rregulla të qarta dhe të drejta për punë në çdo industri, kurse zbatimi i saj sjell mbrojtje më të madhe për qytetarët dhe sistem më efikas

Dimitrieska-Koçoska: Rregullativa precize është baza për rregulla të qarta dhe të drejta për punë në çdo industri, kurse zbatimi i saj sjell mbrojtje më të madhe për qytetarët dhe sistem më efikas

22 gusht 2026, Shkup - Pas miratimit të Ligjit të ri të Lojërave të Fatit, vazhdojmë me zbatimin e tij dhe rregullimin e mëtejshëm duke miratuar një nga rregulloret e nevojshme - Rregullore për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave të fatit - akt që përshkruan në detaje dokumentacionin e nevojshëm për konfirmimin e reputacionit të personave juridikë dhe fizikë që parashtrojnë kërkesë për licencë për kazino, bastore, klub me automat ose tombolë të llojit të mbyllur", deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një postim të saj në Facebook.

Ajo sqaron se dokumentacioni i nevojshëm, ndër të tjera, i referohet sanksioneve të shqiptuara për ndalimin e ushtrimit të profesionit, gjobave të shqiptuar për ndalimin e organizimit të lojërave të fatit dhe rrethanave të ngjashme që janë të rëndësishme për pjesëmarrjen e tyre në organizimin e lojërave të fatit.

Ky është hap i rëndësishëm, sepse Rregullorja i shndrron parimet ligjore në rregulla, procedura dhe kritere konkrete të cilat mund të zbatohen në praktikë“, theksoi ministrja.

Ajo shton se Ministria e Financave po punon edhe për përgatitjen dhe miratimin e rregulloreve të tjera të nevojshme për implementimin e plotë të ligjit.

“Rregullativa precize dhe e qartë është baza për rregulla të qarta dhe të drejta të funksionimit në çdo industri, përfshirë edhe industrinë e lojërave të fatit. Për ne, miratimi i ligjit dhe i akteve nënligjore nuk është fund i procesit. Rezultati i vërtetë vjen me implementimin e tij konsekuent. Prandaj, çdo rregullore e miratuar dhe çdo hap i mëtejshëm në zbatimin e saj nënkupton që zgjidhjet ligjore po bëhen realitet, ndërsa zbatimi i tyre sjell mbrojtje më të madhe për qytetarët dhe sistem më efikas”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja rikujtoi se Ligji i ri i Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese u miratua në fund të qershorit të këtij viti, me arsyetimin se kjo fushë ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme vitet e kaluara. Me ligjin e ri futen më shumë risi, qëllimi i përbashkët i të cilave është mbrojtja më e madhe e qytetarëve, kontrolli më i fuqishëm dhe funksionimi më i përgjegjshëm në këtë industri.

Ashtu siç theksohet në postim, ishte e nevojshme kjo rregullativë bashkëkohore e cila do t’u përgjigjet sfidave të reja dhe do të sigurojë mbrojtje më të madhe të qytetarëve si dhe mbikëqyrje më efikase.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu