EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tema e trajnimit të ri të organizuar nga Akademia e Financave Publike në MF ishte “Menaxhimi financiar, kontrolli dhe kontabiliteti, raportimi, informacionet dhe komunikimi”

Tema e trajnimit të ri të organizuar nga Akademia e Financave Publike në MF ishte “Menaxhimi financiar, kontrolli dhe kontabiliteti, raportimi, informacionet dhe komunikimi”

18 dhjetor 2024, Shkup – “Menaxhimi financiar, kontrolli dhe kontabiliteti, raportimi, informacionet dhe komunikimi” ishte tema e trajnimit të fundit të organizuar nga Akademia e Financave Publike në Ministrinë e Financave.

 

Trajnimi iu dedikua të punësuarve të organeve të administratës shtetërore të cilët janë aktivisht të involvuar në proceset e menaxhimit financiar, kontrollit dhe kontabilitetit.

Qëllimi ishte sigurimi i njohurive dhe aftësive praktike që do t’u mundësojnë nxënësve ta përmirësojnë efikasitetin e tyre profesional dhe të kontribuojë në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në punën e organeve të administratës shtetërore.

 

Trajnimin e udhëhoqën trajnues të certifikuar, respektivisht të punësuar në ministri, me ç’rast paraqitet mundësia e përmirësimit të njohurive dhe aftësive të tyre për të trajnuarit.

 

Ministria e Financave, nëpërmjet Akademisë së Financave Publike, ka për qëllim sigurimin e edukimit të vazhdueshëm, futjen e qasjeve inovative  në menaxhim dhe nxitjen e kulturës së përsosmërisë në institucionet e sektorit publik. Këto aktivitete janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për avancimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe sektorit të biznesit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu