EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Euroobligacionin e emetuam për të shlyer në kohë euroobligacionin e vitit 2020 dhe për të shmangur presionin financiar

Jankullovski: Euroobligacionin e emetuam për të shlyer në kohë euroobligacionin e vitit 2020 dhe për të shmangur presionin financiar

27 janar 2026, Shkup – Emetimi i euroobligacionit të ri nuk paraqitet si hua për konsum të ri, por kryesisht ka për qëllim shlyerjen e detyrimeve ekzistuese të krijuara në periudhën paraprake, të cilat maturojnë këtë vit, me qëllim të shmangies së risqeve të stabilitetit. Kjo u theksua nga zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski në intervistën për Bloomberg Adria.

“Nuk marrim hua për konsum të ri, por kryesisht për të shlyer borxhet ekzistuese, përkatksisht detyrimet e krijuara në periudhën e mëparshme që po maturojnë tani. Nëse shteti ka maturime të mëdha në një vit të caktuar, duhet të sigurojë mjete. Kjo është e njëjta gjë si në çdo familje ose kompani - nëse ju maturon kredia, duhet ta mbyllni atë në kohë ose ta rifinanconi me kushte më të mira, me ç’rast ne bëjmë çmos për ta shmangur krijimin e riskut të likuiditetit. Prandaj, kjo është arsyeja pse e emetuam euroobligacionin e ri më 13 janar. Qëllimi është të sigurohet shlyerja në kohë e euroobligacionit të vitit 2020, si dhe të shmanget çdo presion financiar ose risk ndaj stabilitetit,” theksoi Jankullovski.

Ai theksoi se politika fiskale në vitin 2026, ashtu si deri më tani, bazohet në stabilitetin makroekonomik, konsolidimin fiskal dhe përkrahjen e rritjes ekonomike, e cila paraqet bilanc që duhet të ruhet, veçanërisht në kushtet e risqeve të jashtme dhe maturimeve të konsiderueshme të shlyerjes.

Zëvendësministri potencoi se detyrimet e përgjithshme të shlyerjes në pesë vitet e ardhshme janë të konsiderueshme dhe arrijnë në 8.8 miliardë euro, gjë që kërkon menaxhim të disiplinuar dhe të përgjegjshëm në përputhje me Strategjinë fiskale për të cilën është zotuar Qeveria.

“Vlerësoj se nuk duhet të heqim dorë nga qëllimet afatmesme, ndërsa si indikator kryesor për këtë është trendi nacional i deficitit buxhetor, i cili nga 4.5% që ishte në vitin 2024 e ulëm në 4% në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 është projektuar të jetë në 3.5%. Paralelisht me uljen e deficitit buxhetor është planifikuar rritje mbi 3-3.5%. Kjo do të thotë se konsolidimi nuk bëhet në llogari të aktivitetit ekonomik, por edhe përmes planifikimit më të mirë dhe strukturës më të mirë të shpenzimeve”, theksoi Jankullovski.

Gjatë intervistës zëvendësministri u ndal edhe te efektet e plasimit të mjeteve të huamarrjes nga Banka Hungareze Eksport-Import të destinuara për kompanitë, realizimi i shpenzimeve kapitale, si dhe rritja e pagave.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu