EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Të gjitha të drejtat e të punësuarve do të respektohen sipas ligjit dhe marrëveshjeve kolektive, mjetet janë siguruar me ribalancin

Jankullovski: Të gjitha të drejtat e të punësuarve do të respektohen sipas ligjit dhe marrëveshjeve kolektive, mjetet janë siguruar me ribalancin

30 korrik 2024, Shkup – Me ribalancin e buxhetit për vitin 2024 janë siguruar mjete për pagesën e pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe do të respektohen të gjitha të drejtat e të punësuarve të përcaktuara në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet kolektive të nënshkruara.

 

 Kjo u theksua nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në mbledhjen e komisionit parlamentar, respektivisht Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, ku po zhvillohet debati rreth amendamenteve lidhur me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2024.

 

 “Me ribalancin e propozuar janë ndarë rreth 1 miliard denarë për shfrytëzuesit buxhetorë të ndryshëm me qëllim të harmonizimit të pagës minimale për të punësuarit që kanë marrë pagë nën nivelin e pagës së re minimale (rreth 6.000 të punësuar) dhe për të punësuarit ku paga minimale është komponent i pagës bazë. Bëhet fjalë për rreth 24 mijë persona nëpunës administrativë, nëpunës të gjykatës dhe prokurorisë, nëpunës në burgje, nëpunës në kuvend, nëpunës në çerdhe të fëmijëve, nëpunës në shtëpitë e pleqve, nëpunës në pushimore të fëmijëve, nëpunës në institucione kulturore”, theksoi zëvendësministri.

 

 Ai shtoi se me ribalancin janë siguruar 80 milionë denarë edhe për rritjen e paraparë të pagave të të punësuarve në sektorin publik nga muaji shtator i vitit 2024, detyrim sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

 

 Gjithashtu, ai theksoi se janë paraparë mjete për pagesën e pagës së regresit për pushimin vjetor të të punësuarve te shfrytëzuesit buxhetorë në vlerë prej rreth 11.000 denarëve për çdo të punësuar, në përputhje me detyrimet e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive të të punësuarve në sektorin publik.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu