EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski në Konferencën vjetore të 25-të të Bursës së Maqedonisë - Me rregullativën e re vendosim kornizë moderne dhe gjithëpërfshirëse për tregun maqedonas të kapitalit

Jankullovski në Konferencën vjetore të 25-të të Bursës së Maqedonisë - Me rregullativën e re vendosim kornizë moderne dhe gjithëpërfshirëse për tregun maqedonas të kapitalit

23 shtator 2026, Shkup – Ministria e Financave ka zbatuar  reforma të rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e kushteve në tregun e kapitalit, duke harmonizuar legjislacionin vendas me atë evropian. Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në fjalimin e tij në Konferencën vjetore të 25-të të Bursës së Maqedonisë, e cila u mbajt në Ohër.

“Qeveria ndërmerr aktivitete kruciale  të destinuara drejt krijimit të sistemit financiar afatgjatë të qëndrueshëm, të sigurt dhe rezistent. Tregu i kapitalit është segment jetik i këtij sistemi, ndërsa ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal është parakusht themelor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. Si institucion bartës për rregullativën  ligjore, Ministria e Financave punon në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në treg dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me atë evropian. Tregu i kapitalit është pjesë e klasterit “Tregu i brendshëm”, në kuadër të Kapitullit 9 të shërbimeve financiare, dhe në këtë drejtim ndjekim direktivat dhe rregulloret e reja evropiane”, tha Jankullovski.

Ai potencoi se një nga reformat më të rëndësishme në agjendën tonë në këtë fushë është realizuar përmes miratimit të Ligjit mbi Instrumentet Financiare dhe Ligjit të Prospekteve të Letrave me Vlerë dhe Detyrimet e Emetuesve të Transparencës, të cilët zëvendësojnë Ligjin e Letrat me Vlerë, ndërsa do të fillojnë të zbatohen nga muaji i ardhshëm.

“Me rregullativën e re vendosim kuadër modern dhe gjithëpërfshirës për tregun maqedonas të kapitalit, të harmonizuar me rregullativën e BE-së. Krijojmë kushte për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, rritjen e stabilitetit, përforcimin e mbikëqyrjes dhe nivel më të lartë të mbrojtjes së investitorëve”, theksoi zëvendësministri, duke rikujtuar se paralelisht me zhvillimin e kuadrit ligjor është bërë edhe një hap i rëndësishëm praktik përmes futjes së obligacioneve qytetare.

Konferenca të tilla janë të rëndësishme edhe për shkëmbimin e përvojave dhe politikave publike. Përmes dialogut ndërmjet politikebërësve, partnerëve ndërkombëtar të zhvillimit, sektorit të biznesit dhe komunitetit akademik, krijojmë hapësirë për ide dhe zgjidhje të reja për rritje ekonomike më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu