EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski në një debat dedikuar mjeteve për monitorimin dhe evaluimin e NRS – monitorimi i progresit do të ofrojë dëshmi kredibile nëse iniciativat japin rezultate

Jankullovski në një debat dedikuar mjeteve për monitorimin dhe evaluimin e NRS – monitorimi i progresit do të ofrojë dëshmi kredibile nëse iniciativat japin rezultate

7 nëntor 2024, Shkup – Sot, zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski mori pjesë në tryezën e parë të rrumbullakët dedikuar mjeteve për monitorimin dhe evaluimin e Strategjisë nacionale zhvillimore, ku theksoi se qëllimi i Strategjisë nacionale zhvillimore është arritja e përshpejtimit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë vendase dhe se aspekt i rëndësishëm në zbatimin e saj është çështja e monitorimit dhe evaluimit të zbatimit.

“Qëllimi i Strategjisë nacionale zhvillimore është arritja e zhvillimit të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të ekonomisë vendase. Ajo përcakton vizionin për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa fushat strategjike që përcakton përfshijnë: ekonominë e qëndrueshme, inovative dhe konkurruese; zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rajonal që siguron kohezionin; rivitalizimin demografik dhe zhvillimin social dhe kulturor; sundimin e ligjit dhe menaxhimin adekuat; shoqërinë e sigurt dhe rezistente dhe transformimin e gjelbër. Të gjitha këto janë pjesë e vizionit gjithëpërfshirës të shtetit për një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe me prosperitet. Një e ardhme që duhet ta sigurojmë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, nënvizoi zëvendësministri Jankullovski.

Ai shtoi se prioritetet dhe reformat e përcaktuara në këtë dokument afatgjatë dhe pikësynimet që do të arrihen në periudhën e ardhshme duhet të jenë udhëzues në përcaktimin e masave dhe aktiviteteve në programet dhe projektet që do të krijojnë institucionet. Përveç kësaj, ai potencoi se monitorimi i progresit të NRS-së do të ofrojë dëshmi kredibile nëse iniciativat konkrete kontribuojnë në arritjen e pikësynimeve të përcaktuara. Kjo, siç theksoi ai, do t’u mundësojë palëve të ndryshme të involvuara që të marrin vendime bazuar në të dhënat relevante, duke arritur kështu rezultatet e dëshiruara.

Punëtoria u organizua nga Programi i zhvillimit të OKB – UNDP-së, me përkrahjen e të cilit u hartua Strategjia nacionale e zhvillimit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu