EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Ky ribalanc është dëshmi se po bëjmë alokimet më të mëdha për komunat

Jankullovski: Ky ribalanc është dëshmi se po bëjmë alokimet më të mëdha për komunat

8 korrik 2026, Shkup – Kjo Qeveri historikisht bën alokimet më të mëdha për komunat, dhe ky ribalanc i buxhetit, të cilin po e shqyrtojmë sot në Komisionin e Financimit dhe Buxhetit, është dëshmi për këtë. Kjo u deklarua nga zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski në kuadër të debatit për amendamentet mbi Propozimin e ribalancit të buxhetit për vitin 2026, në kuadër të Komisionit parlamentar të Financimit dhe Buxhetit, i cili theksoi se buxheti është kategori e limituar dhe e kufizuar ku duhet të plotësohen të gjitha nevojat më të domosdoshme dhe sigurisht komponenti zhvillimor që Qeveria është zotuar ta realizojë para qytetarëve.

“Vazhdimisht po punojmë për të rritur alokimet nga buxheti i shtetit për programet e ministrive kompetente, në këtë rast Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kurse përmes programit AA për financimin e projekteve të infrastrukturës, përfshihen edhe Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Me këtë ribalanc për projekte infrastrukturore në komuna, për të gjitha 80 komunat po rrisim mjetet e planifikuara nga 2.6 miliardë denarë në 4.2 miliardë denarë në favor të përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me Projektin e rrugëve lokale, vlera me ribalancin është 566 milionë denarë, dhe gjithashtu përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, respektivisht programit lidhur me Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit po rrisim mjetet nga 246 milionë denarë në 620 milionë denarë. Këto shifra janë tregues të vullnetit të Qeverisë jo vetëm në letër, por edhe në terren se po realizon dhe do të realizojë edhe më shumë projekte”, theksoi zëvendësministri.

Ai theksoi se çdo vendbanim është i rëndësishëm dhe se prioritetet përcaktohen nga komunat dhe në bazë të kësaj ato aplikojnë në kuadër të programit AA në vetëqeverisjen lokale dhe ministritë kompetente. Ai gjithashtu iu referua edhe mjeteve të ndara për zhvillimin e barabart rajonal, duke vënë në dukje se nëse merren parasysh mjete në të gjitha zërat, dhe jo vetëm ato që janë transferuar në Byronë e Zhvillimit të Barabartë Rajonal, atëherë është e sigurt se kjo vlerë tejkalon vlerën e përcaktuar prej 1% të PBB-së për zhvillimin e barabart rajonal.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu