EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: FMN-ja publikoi raportin e Misionit të nenit 4 – Intensifikimi i rritjes ekonomike i nxitur nga investimet publike

MF: FMN-ja publikoi raportin e Misionit të nenit 4 – Intensifikimi i rritjes ekonomike i nxitur nga investimet publike

12 maj 2025, Shkup – Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij përfundimtar për vendin tonë, pas misionit të rregullt sipas nenit 4, të publikuar këtë javë, vë në dukje se investimet publike, së bashku me kërkesën e brendshme, do të jenë nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, e cila, sipas tyre, do të intensifikohet dhe do të arrijë në 3.3%.

Në raportin përfundimtar, ata theksojnë se rritja ekonomike, pavarësisht risqeve të jashtme, do të ketë intensitet, e nxitur nga kërkesa më e lartë e brendshme, me ç’rast do të intensifikohen projektet e investimeve publike, përfshirë projektin e korridoreve rrugore 8 dhe 10d, ndërsa konsumi përkrahet nga transfertat e Qeverisë dhe rritja reale e pagave.

 

Siç është theksuar në këtë raport, respektimi i rregullave fiskale dhe krijimi i baferëve (rezervave) në kushte të pasigurisë janë thelbësore për konsolidimin fiskal. Sipas FMN-së, kjo ka rëndësi thelbësore për ruajtjen e besimit të tregut, sigurimin e qasjes te kapitali ndërkombëtar, krijimin e hapësirës për investime, si dhe rritjen e rezistencës ndaj goditjeve në të ardhmen.

 

Mes të tjerash, FMN-ja thekson edhe nevojën për reforma strukturore për rritjen e produktivitetit, kompensimin e shpenzimeve të emigrimit, avancimin e procesit të antarësimit në BE, uljen e ekonomisë joformale, investimet në arsim, rritjen e dixhitalizimit dhe të tjera…

 

Misioni i FMN-së u realizua në periudhën nga 13 deri më 25 shkurt, ndërsa raporti u përgatit mbi bazën e të dhënave preliminare të publikuara pas përfundimit të këtij misioni. Konsultimet mbi nenin IV janë të rregullta dhe do të realizohen në nivel vjetor.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu