EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Kuvendi miratoi Ligjin e ri të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese – mbrojtje më e madhe për qytetarët, kontroll më i fuqishëm dhe rregullativë bashkëkohore

MF: Kuvendi miratoi Ligjin e ri të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese – mbrojtje më e madhe për qytetarët, kontroll më i fuqishëm dhe rregullativë bashkëkohore

29 qershor 2026, Shkup – Sot, Kuvendi miratoi Ligjin e ri të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese, me të cilin vendoset kornizë ligjore bashkëkohore më e qartë dhe më efikase për rregullimin e kësaj fushe.

Zgjidhja e re ligjore ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes më të madhe për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, zvogëlimin e ekonomisë joformale, përforcimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes mbi organizimin e lojërave të fatit, kontribuimin në luftën kundër pastrimit të parave dhe abuzimeve financiare, si dhe krijimin e kushteve të duhura dhe transparente për veprimtarinë e të gjithë organizatorëve të lojërave të fatit.

Ligji ekzistues e ka rregulluar këtë fushë për më shumë se një dekadë, por ndërkohë tregu i lojërave të fatit ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, me ç’rast janë shfaqur forma të reja të organizimit të lojërave të fatit është zgjeruar rrjeti i hapësirave afariste dhe si rezultat i kësaj, u paraqit nevoja për një ligj që do të reagojë ndaj sfidave bashkëkohore dhe do të mundësojë mbikëqyrje dhe kontroll më efikas.

Një nga risitë e ligjit është rregullimi i dhuratave promocionale (giveaway), për të cilat vendoset detyrimi për marrjen e lejes dhe pagesën e detyrimit përkatës për organizimin e tyre.

Gjithashtu, ligji përcakton se e drejta për organizimin e lojërave të fatit të lotarisë, me përjashtim të tombolës së tipit të mbyllur, si dhe lojërave elektronike dhe atyre nëpërmjet internetit është e drejtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do t'i organizojë ato përmes shoqërisë tregtare në pronësi shtetërore.

Ligji vendos gjithashtu kritere të përshtatshmërisë dhe integritetit (fit and proper) për anëtarët e organeve menaxhuese, bashkëpronarët dhe bashkëpunëtorët e shoqërive që posedojnë licencë për organizimin e lojërave të fatit. Këto zgjidhje janë në përputhje me rekomandimet e MONEYVAL-it dhe standardet ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe janë hap i rëndësishëm drejt forcimit të besimit në sistem.

Theks i veçantë i është dedikuar edhe rregullimit të reklamimit të lojërave të fatit. Për herë të parë, ligji ndalon në mënyrë të qartë reklamimin në pjesën e jashtme të hapësirave afariste, si dhe përdorimin e reklamave ndriçuese dhe agresive. Njëkohësisht, ndalohet reklamimi që krijon përshtypjen se lojërat e fatit janë mjet për arritjen e suksesit financiar, zgjidhje për probleme personale ose shoqërore, apo që drejtpërdrejt ose tërthorazi i nxit të miturit të marrin pjesë në to. Gjithashtu, ndalohet përdorimi i emërtimeve që nuk përputhen me llojin e lojërave për të cilat është lëshuar licenca, me qëllim të sigurimit të transparencës më të madhe dhe mbrojtjes së interesit publik.

Me ligjni e ri vazhdohet mbështetja financiare për kategoritë e shtresave në nevojë, përkatësisht mjetet në vlerë prej 60 deri në 120 milionë denarë që realizohen në të gjitha bazat nga organizimi i lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese do të vazhdojnë të shfrytëzohen për financimin e organizatave nacionale për personat me invaliditet, shoqatave dhe asociacioneve të tyre, shoqatave të qytetarëve për luftën kundër dhunës në familje dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Me qëllim të sigurimit të kontrollit më efikas, me këtë ligj vendoset instalimi i detyrueshëm i sistemit GPS për pozicionimin e çdo automati për lojëra fati, VLT-së dhe terminalit elektronik të lojërave, të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Me këtë do të sigurohen informacione të sakta për vendndodhjen e çdo automati për lojëra fati dhe do të parandalohet instalimi i tyre nga organizatorë të palicencuar, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e mbikëqyrjes inspektuese.

Në fushën e hapjes së hapësirave afariste, vendosen rregulla të reja që kufizojnë mundësinë e një kompanie me të njëjtën vlerë të kryegjësë të marrë më shumë licenca. Për  çdo licencë shtesë do të nevojitet vlerë e përshtatshme kumulative e kryegjësë, me ç’rast  do të sigurohet përgjegjësi më e madhe financiare dhe kushte më të drejta të tregut.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu