EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: U miratua Ribalanci i Buxhetit – Vazhdon përkrahja mbi investimet, zhvillimin lokal dhe politikat për stabilitet ekonomik

MF: U miratua Ribalanci i Buxhetit – Vazhdon përkrahja mbi investimet, zhvillimin lokal dhe politikat për stabilitet ekonomik

27 korrik 2026, Shkup – Kuvendi sot miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, me të cilin sigurohen mjete shtesë për investimet kapitale, përkrahjen e bujqësisë, mbrojtjen sociale për komunat dhe realizimin e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë, si dhe plotësimin e pandërprerë të detyrimeve ligjore.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në ekspozenë e saj për propozimin theksoi se ai paraqet harmonizim të përgjegjshëm dhe në kohë të projeksioneve buxhetore me rrethanat e reja ekonomike, si dhe siguron mjetet e nevojshme për plotësimin e detyrimeve ligjore që kanë lindur ndërkohë dhe për realizimin e prioriteteve zhvillimore, në përputhje me shkallën e realizimit të tyre.

Me plotësimin e Ribalancit, të hyrat e përgjithshme rishikohen në 379.5 miliardë denarë, që paraqet  rritje prej 1.2% krahasuar me buxhetin fillestar. Shpenzimet e përgjithshme rishikohen në 425.8 miliardë denarë, ose 2.8% më shumë se projeksionet fillestare. Deficiti buxhetor është projektuar në 46.3 miliardë denarë ose 4.1% e PBB-së.

“Me këto ndryshime sigurojmë mjete për pagesën e pagave të rritura në sektorët ku është paraparë rritje, përkrahje shtesë për bujqësinë, më shumë mjete për mbrojtjen sociale dhe për komunat. Ajo që e veçon veçanërisht këtë ribalanc është sigurimi i mjeteve shtesë për përshpejtimin e ciklit investues dhe realizimin e projekteve infrastrukturore”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se ndryshimet janë të destinuara drejt vazhdimit të politikave për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, duke theksuar se me miratimin e sotëm të Ribalancit vazhdon cikli i investimeve, ndërtimi i infrastrukturës, përkrahja për zhvillimin lokal, si dhe sigurohet stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe ekonominë.

Me ribalancin sigurohen 5.8 miliardë denarë shtesë për investimet kapitale, të cilat janë projektuar në nivel prej 46 miliardë denarësh ose 14.3% më shumë krahasuar me Buxhetin fillestar, si rezultat i dinamikës së përshpejtuar të realizimit të projekteve kapitale. Konkretisht, në gjysmën e parë të vitit, realizimi i shpenzimeve kapitale arriti në 19.4 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 53.5% në krahasim me periudhën e njëjtën të vitit të kaluar. Rritja e zërit për shpenzimet kapitale dhe investimet në infrastrukturë janë arsyeja për korrigjimin e deficitit buxhetor me 0.6% në raport me projeksionin fillestar të deficitit buxhetor.

Mjetet janë destinuar drejt realizimit të projekteve që përmirësojnë drejtpërdrejt jetesën e qytetarëve dhe do të krijojnë përfitime ekonomike në vitet e ardhshme. Është planifikuar financimi i projekteve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në fushën e mjedisit jetësor dhe infrastrukturës komunale, energjetikës, arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, bujqësisë, gjyqësorit, si dhe mjete për projekte kapitale në komuna, përkatësisht për përkrahjen e zhvillimit lokal.

Me ribalnacin janë siguruar mjete shtesë për servisimin e detyrimeve më prioritare të cilat vijnë si pasojë e marrëveshjeve kolektive të nënshkruara, siç janë pagat më të larta, më shumë mjete për bujqsinë, si dhe për mbrojtjen sociale.

Përmes vendosjes së amandamenteve, janë siguruar mjete për përkrahjen e grave të cilat kryejnë veprimtari bujqësore, për krijimin e linjës nacionale SOS për viktimat e dhunës në familje, si dhe për hapjen e vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës. Po ashtu, Janë paraparë 6 milionë denarë për transportin e ujit në vendbanimet e komunës së Gostivarit, për shkak të shpalljes së epidemisë, 1 milion denarë për Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve, 10 milionë denarë për rikonstruimin e fakulteteve përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe 12 milionë euro për Prokurinë Publike për vazhdimin e licencës për prokurimin e softuerit, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë siguruar mjete shtesë prej 170 milionë denarëve për ndërtimin e qendrave të shpërndarjes në Shkup dhe Strumicë, si dhe rinovimin dhe adaptimin e objektit të IPARD-it, si dhe 80 milionë denarë për Agjencinë e Mallrave Rezervë.

Rritja e PBB-së për vitin 2026 sipas Ribalancit të Buxhetit është projektuar në 3.5%.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu