EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor

MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor

9 prill 2025, Shkup – Dje, Kuvendi miratoi Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.

 

Në rezervat e  mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë.

 

Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave.

 

Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të shfrytëzohen në rast të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore, katastrofave ekologjike, si dhe gjatë çrregullimeve të mëdha të tregut.

 

Rezervat e mallrave përbëhen nga: gruri, misri, elbi, orizi i papërpunuar, kripa ushqimore, vaji i papërpunuar i lulediellit, derivatet e naftës, barnat dhe pajisjet mjekësore.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu