EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Qeveria miratoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026

Ministria e financave Ministria e financave

7 shtator 2026, Shkup – Në mbledhjen e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026.

Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e anës së të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal të masave të ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe sektorit të biznesit, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.

Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme projektohen në nivel prej 374.2 miliardë denarësh, ndërsa shpenzimet projektohen në 420.5 miliardë denarë, me ç’rast deficiti buxhetor mbetet në nivel të pandryshuar.

Qëllimi për ndryshimet e propozuara është që të ruhet stabiliteti i financave publike, të sigurohet funksionimi i papenguar dhe i rregullt i institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara, si dhe servisimi në kohë i të gjitha detyrimeve.

 Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu