EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i sekretares shtetërore Matlioska me ambasadorin evropian Rokas dhe me delegacioni e Gjykatës Evropiane të Revizorëve

Takimi i sekretares shtetërore Matlioska me ambasadorin evropian Rokas dhe me delegacioni e Gjykatës Evropiane të Revizorëve

24.09.2024, Shkup – Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska zhvilloi takim pune me shefin e delegacionit të BE-së Mikalis Rokas dhe Laima Lusia Andrikene nga Gjykata Evropiane e Revizorëve.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që zhvillohen në vend me përkrahjen e BE-së, për mbështetjen e zhvillimit demokratik, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, si dhe realizimin e një numri të madh projektesh infrastrukturore.

“BE-ja është partneri ynë strategjik në realizimin e reformave, në transpozimin e rregullativave evropiane në ato vendase si dhe në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore për përmirësimin e kushteve të jetesës”, theksoi Matlioska.

Ajo shtoi se përveç instrumentit IPA, një pjesë e mbështetjes do të realizohet edhe përmes Planit të ri të rritjes.

Sipas saj, është thelbësore të përforcohen kapacitetet e institucioneve, të bëhen përpjekje të fuqishme në zbatimin e reformave si dhe të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e miratuara.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu