EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Jankullovski në punëtorinë e reformës së politikave tatimore – Qëndrueshmëria dhe kushtet e inovacionit përmes ndryshimeve strukturore në sistemin tatimor

Zëvendësministri Jankullovski në punëtorinë e reformës së politikave tatimore – Qëndrueshmëria dhe kushtet e inovacionit përmes ndryshimeve strukturore në sistemin tatimor

4 tetor 2024, Shkup – “Reforma e politikës tatimore – shtytës kryesor për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe prioriteteve nacionale në përputhje me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit” ishte tema e punëtorisë që u mbajt sot në Shkup e organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, si dhe me qendrën rajonale të UNDP-së në Stamboll, UNDP-në në Evropë dhe Azinë Qendrore.

“Sot shqyrtuam rolin kyç të politikës tatimore që i referohet zhvillimit të qëndrueshëm dhe implementimit të strategjisë nacionale të zhvillimit. Synimi ynë është përforcimi i rezistencës ekonomike dhe krijimi i kushteve për inovacionet dhe qëndrueshmërinë përmes ndryshimeve strukturore të sistemit tatimor” potencoi në fjalimin e tij zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Ai shtoi se është e nevojshme të integrohen principet e zhvillimit të qëndrueshëm në politikën tonë tatimore, të cilat do të mundësojnë financimin e projekteve që janë në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs). Iniciativa të tilla si TAX4SDGS dhe TAXANDS që do të ndihmojnë në mobilizimin e resurseve, duke inkurajuar investimet në teknologjitë e gjelbra dhe programet sociale.

“Me bashkëpunimin ndërmjet të gjitha palëve të interesuara do të punojmë në krijimin e sistemit tatimor gjithëpërfshirës dhe të drejtë, i cili do të mbështesë prioritetet tona dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe drejtësinë sociale”, theksoi Jankullovski.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu