24 shtator 2025, Shkup – Në mbledhjen e djeshme, Qeveria miratoi vendimin për formimin e Komitetit të Investimeve Publike, me të cilin vendosen themelet për menaxhimin më efikas, transparent dhe strategjik të investimeve publike.
Komiteti u formua në bazë të Ligjit të Buxheteve dhe do të funksionojë në bazë të Rregullores së menaxhimit të investimeve publike.
Formimi i këtij Komiteti paraqet hap të rëndësishëm drejt sigurimit më efikas, transparent dhe harmonizimit të investimeve publike me prioritetet dhe qëllimet strategjike nacionale.
Bëhet fjalë për një organ ndërresorial të përhershëm të Qeverisë që do të sigurojë koordinim institucional dhe qasje të integruar në vendimmarrje.
Komiteti do të kryesohet nga ministrja e Financave, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen edhe ministrat resorialë, ku do të mundësohet miratimi i vendimeve në bazë të konsensusit dhe analizës së thellë të propozimeve.
Roli i tij do të jetë krucial në shqyrtimin dhe vlerësimin e ideve projektuese, sa i përket prioritizimit dhe vendimmarrjes së tyre, me ç’rast do ta destinojnë ciklin e investimeve shtetërore drejt projekteve që sjellin vlerë më të madhe për qytetarët dhe ekonominë.
Komiteti do ta monitorojë progresin e investimeve, do ta vlerësojë fizibilitetin e tyre dhe do të sigurojë rekomandime për shfrytëzimin më të mirë të mjeteve publike.
Në këtë mënyrë do të garantohet përputhja e plotë e investimeve publike me qëllimet dhe prioritetet e Qeverisë, si dhe harmonizimi i realizimit të tyre me strategjitë nacionale të zhvillimit.
Formimi i Komitetit në fjalë krijon kushte më të mira për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve publike, ndërsa procesi i përzgjedhjes së projekteve bëhet më i qartë dhe më objektiv.
Kjo reformë do të sigurojë rendimente më të larta ekonomike, sigurim më efikas të shërbimeve publike në planin afatgjatë dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve strategjike të vendit, përfshirë ato që lidhen me integrimin evropian.
Formimi i Komitetit të Investimeve Publike rezulton drejtpërdrejt nga Rregulloja e re e menaxhimit të investimeve publike, me të cilën krijohet sistem për realizimim më të mirë të projekteve kapitale.
Rregulloja vendos obligimin për të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, si dhe komunat, që t’i dorëzojnë iniciativat e tyre në Ministrinë e Financave për projektet infrastrukturore publike me vlerë të parashikuar prej mbi 5 milionë euro.
Në suaza të Ministrisë është formuar sektori i veçantë, respektivisht Sektori i Menaxhimit të Investimeve Publike, i cili do t’i shqyrtojë në mënyrë të pavarur studimet parainvestuese, do ta vlerësojë maturinë e projekteve dhe do ta monitorojë realizimin e tyre.