EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Konfirmohet rejtingu kreditor i Maqedonisë nga “Standard & Poor's” dhe “Fitch” - perspektivë e qëndrueshme dhe kontinuitet i politikave ekonomike

MF: Konfirmohet rejtingu kreditor i Maqedonisë nga “Standard & Poor's” dhe “Fitch” - perspektivë e qëndrueshme dhe kontinuitet i politikave ekonomike

6 prill 2026, Shkup - Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor's” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore.

“Standard & Poor's” realizoi pasqyrën e rregullt gjysmëvjetore të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e kalendarit të rejtingut sovran për rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë).

Bëhet fjalë për procedurë standarde në përputhje me rregullativën evropiane, gjatë së cilës kryhet vlerësim i treguesve aktualë ekonomikë dhe fiskalë, si dhe zhvillimet e tregut. Në kuadër të pasqyrës gjysmëvjetore nuk është publikuar asnjë përditësim i ri kërkimor, gjë që tregon se faktorët kryesorë që ndikojnë në rejtingun kreditor të vendit mbeten të pandryshuar.

Njëkohësisht, muajin e kaluar “Fitch” realizoi rishikimin e rregullt të rejtingut kreditor të vendit, ku rezultati i shqyrtimit ishte “Review – No Action”, përkatësisht nuk ka ndryshim  të rejtingu kreditor ekzistues dhe nuk do të publikohet  raport i veçantë.

Me këtë, të dy agjencitë e kreditimit konfirmojnë profilin e qëndrueshëm kreditor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur të pandryshuar faktorët kyç që ndikojnë në rejtingun kreditor.

Në kuadër të raporteve të fundit të publikuara, “Standard & Poor’s” e mbajti rejtingun kreditor të shtetit në nivelin “BB-” me perspektivë stabile, ndërsa “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor në nivelin “BB+” me perspektivë stabile.

Konfirmimi i rejtingjeve kreditore përbën  sinjal të qartë për stabilitetin e politikave makroekonomike, nivelin e moderuar të borxhit publik dhe aftësinë që ka shteti që t’i servisoj rregullisht dhe në kohë detyrimet e tij financiare.

Në të njëjtën kohë, kjo tregon vazhdimësi në zbatimin e politikave ekonomike dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë në kushtet e rritjes së pasigurisë globale.

Sipas vlerësimeve të agjensive kreditore, rritja ekonomike mbështet nga rritja e investimeve publike, veçanërisht në kuadër të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe nga rritja e konsumit të popullatës.

Vlerësimi kreditor paraqet indikator të rëndësishëm për investitorët dhe tregjet financiare ndërkombëtare, sepse e reflekton nivelin e riskut dhe besimin në politikat ekonomike të shtetit.

“Konfirimi i rejtingjeve nga të dyja agjencitë kreditore ndërkombëtare është sinjal i rëndësishëm për besimin në politikat ekonomike dhe inkurajon vazhdimin e reformave, me qëllim të sigurimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe standardit më të mirë të jetesës për qytetarët”, tha ministrja e Finanacave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu