Marrëdhëniet financiare ndërkombëtare bazohen në bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bilaterale.
Bashkëpunimi me BE-në përfshin menaxhim të decentralizuar të fondeve nga Bashkimi Evropian dhe monitorimin e statusit të zbatimit të masave dhe aktiviteteve të Programit Nacional për miratimin e të drejtës së BE-së (NPAA) për zbatimin e të cilit është kompetente Ministria e Financave.
Menaxhimi i borxhit publik bëhet përmes sigurimit të mjeteve për realizimin e buxhetit të shtetit dhe lëshimit të garancive shtetërore në mënyrë që korrespondon me nivelin prudent të rrezikut, me shpenzimet më të ulëta në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Përveç kësaj, menaxhimi me borxhin publik gjithashtu ka për qëllim ruajtjen e tregut efikas dhe likuid të letrave shtetërore me vlerë.