Sektori i menaxhimit të mjeteve kryen aktivitetet në lidhje me:

  • hartimin dhe miratimin e aktvendimeve dhe akteve të tjera në procedurën administrative në shkallën e dytë në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave në bazë të ankesave nga personat fizikë dhe juridikë dhe nga ushtruesit e veprimtarisë;
  • zbatimin e procedurës administrative sipas mjeteve juridike të jashtëzakonshme;
  • hartimin e përgjigjeve ndaj padive ne Gjykatën Administrative dhe ankesave në Gjykatën e Lartë Administrative;
  • kompletimin e lëndëve në lidhje me kontestet e evidentuara administrative kundër aktvendimeve të miratuara dhe akteve të tjera në procedurën administrative në shkallën e dytë në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave;
  • bashkëpunimin me Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • bashkëpunimin gjatë hartimit të propozimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve dhe doganave, si dhe gjatë hartimit të rregulloreve, udhëzimeve dhe akteve tjera nënligjore, me qëllim që të veprohet në mënyrë të unifikuar mbi politikën e tatimeve dhe doganave, monitorimin dhe realizimin e rregullave në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave, si dhe rregullave në fushën e procedurës administrative dhe inicimin e ndryshimit të tyre, monitorimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve dhe doganave dhe hartimin e informacioneve dhe raporteve në lidhje me procedurën administrative në shkallën e së dytë dhe kontestet administrative, monitorimin dhe realizimin e ndihmës së huaj e cila gjeneron Fonde të Kompensimit në përgjithësi dhe sipas shfrytëzuesve, hartimin e raporteve për punën e Fondeve të Kompensimit dhe Planet indikative – shumëvjeçare dhe njëvjeçare për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondet e Kompensimit;
  • përpunimin analitik dhe teknik të të dhënave për gjendjen lidhur me arkëtimin (inkasimin) e kërkesave, rregullimin dhe monitorimin e menaxhimit të mjeteve;
  • bashkëpunimin gjatë hartimit të propozimeve për miratimin e rregulloreve ligjore për menaxhimin e pronës, si dhe gjatë hartimit të akteve nënligjore dhe rregulloreve tjera;
  • monitorimin dhe analizimin e zbatimit të rregullave ligjore, nënligjore dhe të rregullave të tjera të kësaj fushe dhe hartimin e mendimeve lidhur me zbatimin e tyre, kryerjen e përpunimit analitik dhe teknik të të dhënave për gjendjen lidhur me pronën, mbajtjen e evidencës së kontabilitetit dhe hartimin e llogarive përfundimtare, ndërmarrjen e masave për arkëtim në bazë të njoftimit të marrë për arkëtim nga sektorët kompetentë, mbajtjen e evidencës për pronën e tundshme dhe të patundshme të fituar në procedurat e falimentimti në bazë të aktgjykimit të formës së prerë, ndërmarrjen e masave për falimentim ose likuidim etj, si dhe kryerjen e punëve tjera në lidhje me menaxhimin e mjeteve.

 

Kontaktet Kreysore:

Shefi i Departamentit të Menaxhimit të Aseteve

Rozika Boyaxhieva
telefoni: 02/ 3255 -435
mail: rozika.bojadzieva@finance.gov.mk

Ndihmës shefi i departamentit të menaxhimit të aseteve

Elizabeta Kalaçoska
telefoni: 02/ 3255 -436
posta: elizabeta.kаlacovska@finаnce.gov.mk

Departamentet:

Comments are closed.