Sistemi për raportimin e parregullsive në përdorimin e fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë Veriore është në zhvillim të vazhdueshëm që nga viti 2007, kur organet e administratës shtetërore po përgatiten për akreditim nga Komisioni Evropian për menaxhimin e decentralizuar të aseteve të Bashkimit Evropian (BE).
Funksioni kryesor i këtij sistemi është të raportojë parregullsitë e identifikuara.
Koordinatori Nacional për Autorizim (KNA) ka përgjegjësinë e përgjithshme për raportimin e parregullsive në Komisionin Evropian dhe duhet të raportojë pa vonesë, për të gjitha parregullsit e dyshuara dhe parregullsitë e tjera objekt i një zbulimi fillestar administrativ dhe gjyqësor, si dhe ecurinë e procedurave administrative dhe ligjore në lidhje me to.
Raportimi tek Koordinatori Nacional i Autorizimit bëhet nga zyrtarë e parregullsisë të emëruar në secilin prej organeve që administrojnë dhe përdorin fondet e BE-së.
Procedurat për administrimin e parregullsive fillojnë pas paraqitjes të ekzistencës së një parregullsie nga punonjësit e një organi brenda sistemit për menaxhimin dhe kontrollin e fondeve të BE-së, institucioneve të tjera ose pas një njoftimi të jashtëm të parregullsisë.
Procedurat për parandalimin, zbulimin, raportimi dhe monitorimi e veprimeve pas raportimit të parregullsive në lidhje me përdorimin e fondeve të ndihmës së BE-së është një pjesë integrale e manualeve të të gjitha organve në përbërjen e raportimit të parregullsive dhe përmbajnë rregulla të hollësishme për menaxhimin e parregullsive dhe dyshimet e mashtrimit.
Raportimi i parregullsive te Komisioni Evropian kryhet përmes një sistemi elektronik të raportimit të parregullsive.
Zyrtarë të parregullsisë për fondet e BE-së