Njësia për menaxhim me resurset njerëzore
Njësia për menaxhim me resurset njerëzore kryen punët dhe detyrat që kanë të bëjnë me: të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në ministri, monitorimin dhe zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore, marrëveshjeve kolektive dhe rregulloreve tjera në lidhje me statusin, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësve shtetëror nga sfera e marrëdhënies së punës; përpilimi i akteve të përgjithshme dhe individuale për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve; mbajtja e evidencës personale në ministri; mbajtja e evidencës së përcaktuar si detyrim me rregulloret ligjore dhe të tjera nga sfera e punës; mbajtja e evidencës për praninë e të punësuarve dhe shfrytëzimin e orarit të punës, përgatit raporte lidhur me këtë dhe i dorëzon ato në shërbimin profesional për pagesën e pagave dhe kompensimeve; bën lajmrimin dhe çlajmërimin e të punësuarve në organet kompetente dhe shërbimet profesionale; monitorimin dhe udhëheqjen e politikës së kuadrit në ministri; përgatitjen e analizave, informacioneve dhe raporte për gjendjen e personelit në ministri; mbajtjen e evidencës së vetme kadrovike dhe të personelit në ministri; monitorimin e nevojës për plotësimin e vendeve të punës sipas sistematizimit të punëve dhe detyrave dhe lidhur me këtë bashkëpunimin me udhëheqësit e njësive organizative të ministrisë; selektimin dhe punësimin e resurseve njerëzore; përgatitjen e programeve dhe planeve për aftësim dhe përsosje profesionale të nëpunësve shtetërorë dhe monitorimin e zbatimit të tyre; menaxhimin, monitorimin dhe organizimin e seminareve dhe përpilon raporte nga seminaret e zhvilluara, përgatit dhe kryen anketa dhe analiza për evaluimin e procesit të punës, propozon dhe përgatit procedurat për realizimin cilësor të detyrave të punës, kryerjen e testeve të aftësisë, inteligjencës, kreativitetit, aftësive mekanike, njohurive, teste kompjuterike dhe teste të gjuhëve të huaja të nëpunësve shtetërorë, përgatitjen e procedurave për lajmërim të punësimit dhe ç’lajmërim nga puna, realizimin e procesit për vlerësimin e nëpunësve shtetërorë, përgatitjen e mendimeve për lëndët që lidhen me resurset njerëzore, ofrimin e ndihmës profesionale në vlerësimin e nëpunësve shtetërorë në ministri, zhvillimin e diskutimeve me udhëheqësit në lidhje me treguesit për përmirësimin si dhe relizimin e procedurave disiplinore, merr pjesë në përgatitjen e programit vjetor për trajnime dhe përgatit rregullore për punë në bashkëpunim me udhëheqësit e sektorëve dhe njësive, përgatitjen e rregulloreve për organizim dhe sistematizim, rregullore për përmirësim, dhënien e mendimeve të ekspertëve në sferën e resurseve njerëzore të Sekretarit Shtetëror, monitoron dhe studion përvojat teorike dhe praktike në vend dhe jashtë vendit për punën nga sfera e menaxhimit me resurset njerëzore.
Kontakte kryesore:
Njësia për menaxhim me resurset njerëzore
Verica Stoilova – udhëheqës i njësisë
telefoni: 02/ 3255 – 619
е-mail: verica.stoilova@finance.gov.mk