Програма на економски реформи 2023-2025
Programi i reformave ekonomike (ang.Economic Reform Programme – ERP) është dokumenti strategjik më i rëndësishëm në dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së. Ky dokument përgatitet çdo vit dhe paraqet përgatitje për pjesëmarrje në procesin e mbikëqyrjes ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare të BE-së, përkatësisht për përfshirje në procesin e Semestrit Evropian për koordinimin e politikave ekonomike në BE.
Programi përfshin një kornizë afatmesme të politikës makroekonomike dhe fiskale, si dhe pasqyrim të hollësishëm të reformave strukturore që duhet të kontribuojnë në rritjen e konkurrencës së ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.
Përgatitja e këtij dokumenti në nivel qeveritar koordinohet nga Ministria e Financave dhe është si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërresorial. Pas dorëzimit të tij në KE, programi shqyrtohet me përfaqësuesit e BE-së gjatë muajve prill dhe maj, në kuadër të dialogut ekonomik dhe financiar në Këshillin e BE-së. Dialogu përfundon me miratimin e konkluzioneve të përbashkëta me rekomandimet për vendin, të cilat duhet të merren parasysh gjatë përgatitjes së programit të ardhshëm të reformave ekonomike.
Programi i reformave ekonomike 2023-2025, u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 1 shkurt të vitit 2023 dhe po atë ditë u dorëzua zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Lexoni më shumë informacion rreth PRE-së këtu: