Departamenti i Thesarit është përgjegjës për administrimin e llogarisë së thesarit dhe llogarive të tjera të shtetit, si dhe kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj, ndër të cilat më të rëndësishmet janë:

mbajtja e regjistrit të shfrytëzuesve buxhetorë;
hapja e llogarive brenda llogarisë së Thesarit;
përgatitja e projeksioneve të likuiditetit për llogarinë e thesarit;
pranimi, përpunimi dhe regjistrimi i kërkesave të përdoruesve për pagesa në denarë dhe në valutë;
monitorimin e mbledhjes së të hyrave publike nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe shpërndarjen e tyre sipas përfituesve;
monitorimin e mbledhjes së të hyrave nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shpërndarjen e tyre ndërmjet përfituesve në përputhje me kriteret e përcaktuara;
mbajtja e kontabilitetit buxhetor për të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit bazë;
regjistrimet e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore sipas planit kontabël të vendosur;
miratimi i planeve financiare vjetore, tremujore dhe mujore të përdoruesve buxhetorë;
përgatitjen e raporteve për mbledhjen e të hyrave dhe hyrjeve tjera dhe realizimin e shpenzimeve dhe daljeve tjera të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.
Kontaktet kryesore:

Shefi i Departamentit
Bari Iseni
telefoni: 02/3255 581
e-mail: bari.iseni@finance.gov.mk

Ndihmës Shefi i Departamentit të Thesarit
Juliana Petanovska
telefoni: 02/3255-559
e-mail: julijana.petanovska@finance.gov.mk

Ndihmës Shefi i Departamentit të Thesarit
Dushko Tasev
telefoni: 02/3255-654
e-mail: dusko.tasev@finance.gov.mk

Departamentet

Comments are closed.