Sektori i Menaxhimit të Investimeve Publike

Sektori i Menaxhimit të Investimeve Publike kryen punët që lidhen me vlerësimin e projekteve të infrastrukturës publike, kryesisht nga perspektiva e ndikimit fiskal, rreziqeve dhe qëndrueshmërisë, dhënien e mendimeve dhe rekomandimeve për projektet, përgatitjen e listës përmbledhëse të projekteve të reja infrastrukturore, të shqzrtuara dhe të vlerësuara, konsolidimin e listës prioritare të projekteve infrastrukturore publike, monitorimin e projekteve infrastrukturore publike, si dhe zhvillimin dhe përditësimin e metodologjive për përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve.

Kryen koordinimin e punës me ministrinë përkatëse në drejtim të mbledhjes së propozimeve të reja të lidhura me projektet e investimeve publike (projektet infrastrukturore publike), dhënien e mendimit profesional për aspektet ekonomike dhe financiare të studimeve të rishikuara të parafizibilitetit dhe fizibilitetit, monitorimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së dokumentacionit të projekteve për projektet infrastrukturore publike nga aspekti i plotësimit të kushteve për financim, përgatitjen e listës së projekteve infrastrukturore publike të vlerësuara e cila i dorëzohet për miratim organeve kompetente, rregullimin e procedurës së përcaktimit, përgatitjes, shqyrtimit, vlerësimit dhe regjistrimit të projekteve të investimeve publike nga ministritë kompetente dhe subjektet e tjera publike.

Kryen monitorimin dhe analizon projektet infrastrukturore publike, kryen përgatjen e raporteve për monitorimin e projekteve infrastrukturore publike, bashkëpunon me sektorët dhe institucionet e tjera për marrjen dhe sigurimin e informacioneve në lidhje me projektet infrastrukturore publike.

 

Kontaktet kryesore:

Udhëheqës i sektori

Ana Nanevska
Telefon: ++389 2 3255 415,
е-пошта/email:ana.veljanovska@finance.gov.mk

Njësia e Monitorimit të Realizimit të Investimeve Publike

Alev Süleyman
Telefon: ++389 2 3255 782,
е-пошта/email: alev.sulejman@finance.gov.mk

Njësia e Vlerësimit të Investimeve Publike

Edon Kadriu
Telefon: ++389 2 3255 733,
email: edon.kadriu@finance.gov.mk

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.