Tatimpaguesi

Tatimpaguesi i të hyrave,  është një person juridik (subjekt) – rezident i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një njësi e përhershme afariste e një personi juridik të huaj, për fitimin që ata e realizojnë nga kryerja e veprimtarisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Norma (shkalla) e tatimit

Shkalla e tatimit mbi fitimin është 10%

Baza e tatimit

Baza tatimore e tatimit mbi fitimin për periudhën e duhur tatimore (një vit kalendarik) është fitimi që përcaktohet në bilancin tatimor.

Baza për llogaritjen e tatimit mbi fitimin përcaktohet si diferenca midis të hyrave totale dhe shpenzimeve totale të tatimpaguesit në shuma të përcaktuara në pajtueshmëri me rregulloret e kontabilitetit dhe standardet e kontabilitetit, të rritura me shpenzime të papranuara e pastaj e rritur për shumën e kërkesave të parealizuara , të cilat na periudhën e kaluar tatimore kan patur status të harxhimeve të papranuara.

Lirimet dhe përjashtimet tatimore

Tatimpaguesi ka të drejtë në përjashtim nga tatimi në bazë të fitimeve të riinvestuara për investime në tw mira materijale ( patundshmëri, paisje dhe mjete) dhe në të mira jomaterijale, ( soutver kompjuterik, dhe patente)  me qëllim të zgjërimit të veprimtarisë të tatimpaguesit.

Tatimpaguesi i cili është përfitues i një zone industriale teknologjike, përdor një përjashtim të taksës nga tatimi mbi fitimin brenda ndihmës shtetërore, në kushte dhe procedura të përcaktuara me Ligjin për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial.

Tatimpaguesit i cili është i detyruar, në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Pagesave të Parave të Gatshme, të prezantojë dhe përdorë një sistem fiskal të pajisjeve për regjistrimin e pagesave në para, i zbritet tatimi i llogaritur për të blerjen të deri në dhjetë pajisje fiskale në shumën e vlerës së tyre.

Regjimi i thjeshtuar i tatimit për kompanitë

Kompanitë e klasifikuara si tregtarë të vegjël dhe mikro janë të liruara nga detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin për të hyrat totale deri në 3,000,000 denarë.

Kompanitë tregtare që gjatë vitit realizojnë të hyra totale nga 3,000,001 deri në 6,000,000 denarë, u lejohet të zgjedhin regjimin / modelin e taksave, në mënyrë që të jenë në gjendje të paguajnë një tatim total mbi të hyrat prej 1%, në vend të tatimit mbi fitimin në masën 10% siç parashikohet në zgjidhjen ekzistuese ligjore.

Mbajtja e tatimit mbi fitimin të paguar personave të huaj juridikë

Mbajta e tatimit vlen për të hyrat e mëposhtme:

  • të hyrat nga dividentat;
  • të hyrat nga interesi nga rezident;
  • të hyrat nga interesi nga jorezident i cili ka një njësi të përhershme afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse interesi është në kosto të përhershme të njësis së biznesit
  • të hyrat nga honoraret e paguar nga rezident
  • të hyrat nga honoraret e paguar nga jorezident me një njësi të përhershme afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse honoraret janë në koston e njësis së përhershme të biznesit;
  • të hyrat nga aktivitetet sportive dhe agëtuese të kryera në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • të hyrat nga kryerja e menaxhimit, konsulltimit, shërbimet financiare dhe shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit, nëse të ardhurat paguhen nga një rezident ose nëse të hyrat janë me shpenzime të njësi së përhershme të biznesi në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • të hyrat nga primet e sigurimit për sigurim ose risigurim ndaj rreziqeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • të hyrat nga shërbimet e telekomunikacionit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një vendi të huaj dhe
  • të hyrat nga qiramarrja për patundshmëritë

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.